web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi sot në Top Story/ Ja për çfarë pritet të flasë

9 Janar 2017, 17:07, Aktualitet CNA

Deputeti Ben Blushi, themelues i LIBRA, është i ftuar sot emisionin ?Top Story? të gazetarit Sokol Balla në orën 21:00.

Citynews ka mësuar se Blushi pritet të flasë për politikën e vitit 2017 dhe organizimin e LIBRA, si do të funksionojë kjo parti dhe si do ti zgjedhë kandidatët për deputetë. Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare ku LIBRA do të marrë pjesë për herë të parë, Blushi pritet të zbulojë pak nga plani i fushatës së forcës politike që ai drejton.

Gjithashtu, Blushi pritet të ndalojë gjatë tek aktualiteti politik, problematikat e vendit, korruspioni qeveritar për të cilat pritet të shpjegojë strategjinë e tij për ti dhënë fund një herë e mirë.

Deputeti Blushi u largua nga Partia Socialiste së bashku me deputeten Mimoza Hafizi për shkak se nuk u lejua të kandidonte për kryetar. Ai së bashku me Hafizin vendosën të themelojnë LIBRA-n, e cila për pak muaj ka arritur në mijëra anëtarësime.





Lajmet e fundit nga