web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I riu tmerron qytetin me pistoletë lodër

23 Dhjetor 2016, 19:09, Aktualitet CNA

Në Komisariatin e Policisë Mat  shtetasi R. Zh, 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka daklaruar se rreth orës 11-40, kur ka qënë  i ulur në lulishten para Turizmit të qytetit  Burrel, Bashkia Mat, ka parë një djalë të ri me një çantë në shpinë dhe një  pistoletë në dorë.

Sipas tij, I riu ka kaluar afër tij ku dhe ka qëlluar një herë në ajër dhe i ka kërkuar shtetasit R.Zh  që ti jepte lekët që kish me vete, por pasi ka qëlluar në ajër  është larguar menjëherë  me vrap  pa i marrë asnjë send.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje ku nga kryerja e veprimeve dhe kqyrja e kamerave të një lokali rezultoi se:

Personi i dyshuar është një i ri,  banor i zonës me një  pistoletë lodër që përdoret me kapsolla.

Po nga kqyrja e kamerave rezultoi se i riu nuk ka tentuar të detyrojë a ushtrojë dhunë e as ka patur kontakte fizike me shtetasin e lartpërmendur.

Dyshohet se i riu mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia  po punon për kapjen e autorit ku për momentin nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme për veprën penale, ?Vjedhje e mbetur në tentativë”

 





Lajmet e fundit nga