web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mimi Kodheli/ Unë jam Edi Rama me flokë

23 Dhjetor 2016, 16:38, Aktualitet CNA

Asambleja e Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e saj ku një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe shkarkimi i Koço Kokëdhimës nga funksioni i Sekretarit për Çështjet e Emigracionit.

Në fjalën e tij në asamble, Kokëdhima lëshoi një lum akuzash ndaj drejtuesve të lartë të PS, kryesisht ndaj Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit. Ai shpjegoi historinë e ftohjes, e cila filloi nga heqja e mandatit të tij të deputetit dhe vijoi me mbledhjen e kryesisë një ditë më pas, për të cilën Kokëdhima tha se nuk u njoftua qëllimisht.

Në fjalën e tij, ish-deputeti socialist tha se gjatë mbledhjes së kryesisë ai u zëvendësua nga të gjitha funksionet në Vlorë nga ministrja Mimi Kodheli. Sipas tij, në vizitën e parë që Kodheli zhvilloi në Vlorë me Këshillin Koordinativ të Qarkut dhe në asamblenë e Partisë, ajo ka deklaruar se është Edi Rama me flokë.

Gjithmonë sipas Kokëdhimës, në këtë takim, Kodheli se nga ai moment e mbrapa, në Vlorë drejton ajo.

?Kjo është një dëshmi tjetër se shkarkimi im kishte nisur shumë kohë më parë, pikërisht kur Gjykata Kushtetuese hoqi mandatin tim në datën 9 maj 2016. Vetëm një ditë më pas, u mblodh kryesia e partisë. Mua, qëllimisht, nuk më njoftuan që të marr pjesë. Në këtë mbledhje u zëvendësova nga funksionet e mia në Vlorë, pa asnjë diskutim paraprak, pa asnjë njoftim, pa asnjë këshillim. Shoqja Mimi Kodheli që u caktua në vendin tim në Vlorë, në vizitën e parë që bëri në Këshillin Koordinativ të Qarkut dhe në asamblenë e partisë, deklaroi: ?Unë jam Edi Rama me flokë? dhe ?tani e mbrapa këtu drejtoj vetëm unë?! Pasi drejtuesit e partisë e kuptuan se sa i cekët e vetëdiskreditues ishte argumenti i mungesave të mia në mbledhje, dje dhe parëdje bënë këtë mocion duke u marrë firmat 150 anëtarëve të asamblesë?, tha Kokëkidhma gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë së PS





Lajmet e fundit nga