LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama rikthen në PS tre ish-ministra të Nanos dhe deputetin ‘tradhtar’

23 Dhjetor 2016, 16:23, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka rikthyer disa figura të vjetra të PS-së, duke i emëruar pjesë të Asamblesë Kombëtare të partisë.

Pjesë e listës së emrave që i shtohen Asamblesë Kombëtare, janë mes të tjerëve ish-ministri i Arsimit në kohën e Fatos Nanos, Et?hem Ruka, ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, ish-ministri Ilir Zela i njohur si mbështetës i ish-kreut të PS-së si dhe ish-deputetin Bukurosh Stafa që u përjashtua në vitin 2006 pasi votoi për zgjedhjen e Bamir Topit si president.

Gjithashtu në këtë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, u votuan si zv.kryetarë të Asamblesë Taulant Balla dhe Luljeta Dollani dhe Ulsi Manja si sekretar, raporton Panorama. Kurse Ervin Bushati u zgjodh kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Financave të PS-së.

Lajmet e fundit nga