LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Gruevski bëri monumente historike të rreme, por Zaevi krijoi monumentin real “Pela e Trojës” ende pa marrë pushtetin

23 Dhjetor 2016, 16:14, Aktualitet CNA

Nuk është punë e vështirë ndërtimi i monumenteve historike të rreme, kur je në pushtet, siç bëri Gruevski. E vështirë është që t? i bësh kur nuk je në pushtet, sic bëri Zaev, i cili në këto zgjedhje vërtetoi lashtësinë e padiskutueshme të kombit maqedon, duke i treguar botës se maqedonët i ruajnë traditat antike, edhe më shumë se grekët. 

E kam fjalën për krijimin e ?Pelës së Trojës?, sipas modelit antik të ?Kalit të Trojës?.
Në fjalorin politik, me ?Kalë Troje? quhet dikush që përdoret për të kryer një diversion politik te kundërshtari. Grekët e vjetër përdorën një ?kalë të drunjtë? për të marrë Trojën.
Zaevi ka menduar se për shqiptarët është shumë një ?kalë?, mjafton një ?Pelë e Trojës? (Gjylymsere Kasapi), e shumta bashkë me një ?Magar të Trojës? (Muki).
Dhe ?Pela e Trojës? është diçka reale, krijimi i njimendët maqedon, jo e rrejshme, si monumentet e Gruevskit.

Lajmet e fundit nga