web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I përndjekuri denoncon dekorimin e xhelatëve të diktaturës

23 Dhjetor 2016, 17:43, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një të përndjekuri për dekorimin e xhelatëve të diktaturës.

Në denoncimin e tij qytetari shprehet se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dekoruar dy ditë më parë, Kasem Kason, i cili shtypi revoltën e Spaçit në vitin 1973 dhe Agron Tafa, i cili shtypi revoltën e Qaf Barit në vitin 1984.

Më poshtë, postimi i Berishës dhe denoncimi i qytetarit

I perndjekuri politik dixhital denoncon:

Dekorimin e xhelateve te diktatures;
-Kasem Kaso, xhelati qe shtypi shtazerisht revolten e Spaçit 1973
-Agron Tafa, xhelati qe shtypi mizorisht revolten e Qaf Barit. sb

“Pershendetje doktor Ministri Tahiri dy ditë më parë ka pritur në zyrën e tij “veteranët” e Policisë së shtetit. Ky në foto është ish drejtori Kasem Kaso (89 vjeç), ai mbahet mend për shtypjen e revoltës së Spaçit në vitin 1973. Një tjetër efektiv e veteran që u vlerësua ishte Agron Tafa, ai mbahet mend për shtypjen e revoltës së Qafë-Barit në vitin 1984.”





Lajmet e fundit nga