web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Bashkinë Selenicë/ Mallkuar qoftë Lulzimja dhe kush më mohon kontributet

16 Dhjetor 2016, 13:13, Aktualitet CNA

Në Bashkinë e Selenicës PD po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e degës. Pas udhëzimit të kryetarit të PD Lulzim Basha, disa javë më parë ka filluar procesi i riorganizimit.

Këtë proces e drejton i deleguari i qendrës Flamur Noka, i cili më shumë ka shërbyer si shpartallues i degëve të PD në qarkun e Vlorës.

Disa ditë më parë CityNews raportoi se kreu demokrat Lulzim Basha kishte thirrur në një takim njërin nga rivalët për kreun e degës së Selenicës.

Burime i thanë CityNews se Basha i kishte kërkuar kandidatit Sokol Hodaj të tërhiqej nga gara sepse ai mund të fitonte dhe i duhej një kandidat humbës.

Pas kësaj Noka dhe Basha i kanë hequr emrin nga gara kandidatit Hodo, duke lënë në garë tre rivalë (kuptohet humbës).

Sot në mesditë në Selenicë janë zhvilluar zgjedhjet ku Sokol Hodaj ka folur në aktiv duke theksuar se qendra, Lulëzimi dhe Flamuri i kishin mohuar kandidimin.

Sokol Hodaj tha në fjalën e tij se ? Unë kam hyrë në PD 15 vite më parë, besoja dhe mendoja që ishte parti e fjalës së lirë dhe e garave të ndershme. Kam mbështetjen e mbi 80% të drejtuesve në bazë dhe nuk lejohem të kandidoj pasi Basha dhe Noka duan një humbës?, tha Hodaj.

Në mbyllje të fjalës ai theksoi, ?Kam kandiduar dhe fituar në zonë të majtë, kam dhënë fitore në 2009, kam sjellë vota dhe fitore edhe për bashkinë Selenicë në 2015, por nuk lejohem të kandidoj. Mallkuar qoftë Lulzimja dhe kushdo tjetër që mohojnë kontibutet dhe punën time”, e mbylli fjalën e tij Sokol Hodaj një nga kandidatët që ju mohua e drejta e garës për kreun e PD në Bashkinë Selenicë.

Më pas dhe dy rivalë të tjerë u tërhoqën nga gara pasi e quajtën atë të manipuluar dhe para vendosur./CityNews





Lajmet e fundit nga