web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen bombola e gazit/ Plagosen dy persona në Durrës

3 Dhjetor 2016, 19:23, Aktualitet CNA

Dy persona, burrë e grua, janë plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:02 në banesën e dy të moshuarave, pranë pallatit të sportit ?Ramazan Njala?.

Sipas policisë nga shpërthimi janë dëmtuar lehtë shtetasit S.M. 77 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia S. M. 73 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Sipas policisë, bombola që shpërtheu shërbente për ngrohje nga dy të moshuarit. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Citynews





Lajmet e fundit nga