web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Lungomare/ Shtyhet për të shtunën masa e sigurisë për shefin e hetimit

2 Dhjetor 2016, 08:47, Aktualitet CNA

Shtyhet për të shtunën seanca e masës së sigurisë për policin që akuzohet se ushtroi presion ndaj të plagosurit të aksidentit në Lungomare.

Komisar Myslym Ismailaj, shef i hetimit për aksidentet në policinë e Vlorës u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po favorizonte firmën e ndërtimit. Sipas policisë, Ismailaj ka ushtruar presion ndaj 21-vjeçarit Petraq Beja që të pranonte se kishte problem me shikimin. Dje, Gjykata e Vlorës komunikoi masën e sigurisë për dy përfaqësuesit e firmës qe po kryen punimet në Lungomare.
Gjykata vendosi ?arrest në shtëpi? për 25 vjeçarin Tomor Cena, me detyrë inxhinier zbatues i projektit dhe ?arrest me burg? për 61 vjeçarin Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik.
Ndaj tyre rëndon akuza ?shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë?.

Aksidenti i rëndë u shënua mbrëmjen e 26 nëntorit 2016, në të cilin humbi jetën 17 -vjeçari Kristo Panajoti./ Citynews





Lajmet e fundit nga