web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarmi i televizionit shtetëror gjerman: Shqipëria furnizuesi i BE me kanabis

29 Nëntor 2016, 09:13, Aktualitet CNA

Televizioni publik gjerman, MDR ?Mitteldeutscher Rundfunk? ka dhënë alarmin mbi kultivimin e drogës në Shqipëri.
Televizioni, i cili përfaqëson edhe linjën e qeverisë së Berlinit, shkon edhe më tej duke e cilësuar vendin tonë si Kolumbia e Evropës.
Televizioni shtetëror gjerman ndër të tjera raporton se kohët e fundit është rritur ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë me kanabis në Shqipëri dhe kjo ka bërë që Shqipëria të kthehet në një furnizues me kanabis i të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.
?Shqipëria kërkon sot të hyjë në BE. Por ka pengesa, si krimi i organizuar dhe trafiku i drogës që janë probleme të mëdha. Veçanërisht Shqipëria është lider në Europë në prodhimin e kanabisit?, thuhet në lajmin e MDR.
Më tej MRD ndalet edhe në një analizë të faktorëve që e kanë bërë Shqipërinë një vend lider në Evropë për kultivimin e drogës dhe më pas eksportimin e saj në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian duke rezultuar një vend furnizues.
?Shqipëria ofron kushte të mira për kultivuesit e kanabisit. Zonat malore janë të vështira për t?u kontrolluar edhe nga ajri. Është edhe problemi i korrupsionit dhe nepotizmit. Shpesh policia, politika dhe mafia janë në të njëjtën anije?, thuhet më tej, shkruan gazeta Sot.
Kushtëzimi i integrimit
Problemi i kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë është një çështje që nuk është ngritur vetëm nga mediat botërore, por edhe nga të gjithë partnerët e Shqipërisë. Këta të fundit kanë deklaruar qartë se pa zgjidhjen përfundimtare të këtij fenomeni është e pamundur që të mendohet integrimi në Bashkimin Evropian. Rasti më i fundit ishte Eurodeputeti Eduard Kukan, i cili tha hapur se Shqipëria ka ende punë të madhe në këtë drejtim. Ndërkohë, shifra alarmante në lidhje me të ardhurat nga trafiku i drogës publikoi pak ditë më parë edhe Bashkimi Evropian. Sipas KE të ardhurat nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në Shqipëri janë kolosale dhe zënë 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Këtë e konstaton raporti vjetor i publikuar më 9 Nëntor nga Komisioni Europian që vlerëson ecurinë e Shqipërisë për vitin 2016. Shifra është alarmante pasi bazuar në krahasimin që bëhet nga vetë raporti, kultivimi i drogës në Shqipëri është shumë herë më i lartë se në shtete të tjera europiane. Në vende si Italia, Gjermania, Franca e Britania e Madhe, të ardhurat nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike nuk e kalojnë kurrsesi 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Raporti konstaton rënien e sasisë së kokainës dhe heroinës së sekuestruar gjatë këtij viti, në krahasim me dy vitet pararendëse 2015 dhe 2014. Kështu p.sh në 2015-ën janë sekuestruar 11 ton marijuanë, 86 ton më pak se në 2014.

MDR nuk është i vetmi rrjet prestigjioz që i ka vendosur një epitet të tillë Shqipërisë, pasi edhe media të tjera prestigjioze kanë shkruar për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga Shqipëria në vende europiane. /Citynews





Lajmet e fundit nga