web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqia arreston gazetarët e BBC dhe Zërit të Amerikës/ Heshtje nga Ankaraja zyrtare

27 Nëntor 2016, 15:07, Aktualitet CNA

Turqia ka arrestuar dy reporterët e dy mediave prestigjoze ndërkombëtare, BBC dhe Zëri i Amerikës.

BBC Turkish raporton se, korrespodentja e saj Hatice Kamer u arrestua dje në qytetin Sirvan, ku po mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku 11 trupa janë nxjerrë deri tani.

Zëri i Amerikës ka deklaruar se reporteri i saj i pavarur Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në qytetin Diyarkabir.

Deri tani autoritetet turke nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këto arrestime. /Citynews





Lajmet e fundit nga