web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO - Gomonia me 1550 kg drogë u nis nga Kepi i Rodonit/ 7 orë ndjekje në det

26 Nëntor 2016, 11:53, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit jep informacion zyrtar lidhur me gomomen e kapur në Itali me një ngarkesë prej 1550 kg lëndë kanabis sativa.

Sipas policisë, gomonia ishte nisur nga Kepi i Rodonit dhe pas 7 orë ndjekjesh është sekuestruar në Mola  da Bari të Italisë. Tre  shtetas shqiptarë të cilët drejtonin mjetin lundrues janë vënë në pranga në operacionin e përbashkët mes policia italiane dhe asaj shqiptare.

Operacioni

?Në dt.25.11.2016, rreth orës 20.00 shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit zbuluan një mjet lundrues në zonën e Ishmit.  Policia Kufitare është vënë në ndjekje të gomones në zonën e Ishmit ? Kepi i Rodonit dhe mjenjëherë ka kërkuar ndihmën e GdF. Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 03.00, dt. 26.11.2016 u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari ? Itali. Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lënd? narkotike e llojit Canabis sativa, si dhe 1 armë zjarri Pistoletë?, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Të arrestuarit 

Të arrestuarit të identifikuar me iniciale  A.Gj, 34 vjeç K.M, 26 vjeç G.Xh, 42 vjeç drejtonin mjetin lundrues.

Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorra x 350 kf.

Operacioni i përbashkët

Mësohet se Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane.

Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier po ndjekin hetimin me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me misionin policor Italian Interforca për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti trafiku të lëndës narkotike.

Njoftimi i medias italiane

Mediat lokale italiane të provincës së Brindizit informojnë se gjatë natës Policia Financiare e Brindizit në bashkëpunim me atë të Barit ka sekuestruar një gomone me 1650 kg marijuanë dhe ka arrestuar 3 skafistët me kombësi shqiptare.

Operacioni i Financës italiane ka nisur rreth orës 3 të mëngjesi kur roja btegdetare italiane ka identifikuar një gomone që udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve italiane të komuës së Monopolit e Mola.

Pas një ndjekje për disa minuta gomonia e gjatë 10 metra është ndaluar nga patrulla detare e Financës italiane.

Tre skafistët shqiptarë janë arrestuar dhe janë sekuestruar rreth 1650 kg marijuanë, shkruan sot portali online brindisioggi.it.

Disa pako prej të cilave janë rekuperuar në det, pasi skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga policia italaine janë përpjekur të boshatisin mjetin lundrues nga droga.

Gjithashu 3 skafistëve shqiptarë  u është sekuestruar dhe një pistoletë tip Smith e 5 fishekë. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga