Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?E quka me gjilpërë, se më qëlloi me çantë?, ky është reagimi i edukatores nga Elbasani për fëmijën 3 vjeçar denoncuar dje në emisionin investigativ Fiks Fare.
Në emisionin Fiks Fare u denoncua dhuna e ushtruar nga edukatorja Anila Samarxhi, ndaj një fëmije 3 vjeçar në kopshtin numër 1 të qytetit të Elbasanit. Ngjarja e rendë ka ndodhur në datë 14 nëntor, por edukatorja ka marrë vetëm një paralajmërim për pushim nga puna dhe vijonte mësimin normalisht. Për të qetësuar situatën drejtoresha i kishte ndërruar vetëm grupin në të cilin do të jepte mësim. Edukatorja Anila Samarxhi, fillimisht u largua nga grupi që kishte në kujdestari sapo u informua që kishte ardhur Fiksi. Më pas u rikthye dhe para kameras pranoi se e kishte shpuar fëmijën pasi ai e kishte gjuajtur me çantë.
Pranë emisionit Fiks Fare erdhi një ankesë nga prindi i një tre vjeçari i cili frekuentonte kopshtin nr. 1, në qytetin e
Elbasanit. Sipas prindit me datë 14 nëntor, kishte vënë re një shenjë në kofshën e djalit 3 vjeçar. Ishte i gjakosur dhe sipas nënës dukej të ishte shpuar nga dikush më gjilpërë. E alarmuar I kërkon llogari kujdestares së fëmijës së saj e cila e pohon dhunën e ushtruar ndaj djalit 3 vjeçar. Madje në mesazhin që i ka nisur nënës së 3 vjeçarit ajo shprehet: Si jeni ju. Më pyetët pse quka djalin me gjiplërë, po ai më rrafi tre kalamaj me çante kokës dhe mua më solli, kur i fola të mos rrihte fëmijët. Për ta trembur e quka pak me gjilpërë dhe e hodha jashtë.
Nëna e shokuar nga mesazhi, të nesërmen vendos të ankohet në drejtorinë e kopshtit. Sipas drejtoreshës së kopshtit, komisioni i disiplinës i cili ishte mbledhur menjëherë kishte marrë vetëm masën e paralajmërimit për pushim nga puna. Pas kësaj mase ishte njoftuar edhe drejtoria e koordinimit të Kopshteve pranë bashkisë. Bashkia Elbasan ka nisur një inpsektim lidhur me këtë ngjarje.
Para kameras së Fiksit drejtoresha deklaroi “E gjendur fillimisht si nënë para kësaj situate u trondita, por si drejtuese e institucionit duhet të ngrija një komision displine që të shqyrtohej ankesa. Komisioni i dispilinës u mblodh 24 orë pas ankesës dhe mori si masë vërejtje më paralajmërim për pushim nga puna. Kjo është masa më e madhe që ne mund të japim. Përpos kësaj ne kemi njoftuar edhe bashkinë. Drejtorinë përkatëse të cilët kanë bërë një inspektim për këtë çështje.
Pavarëisht se është pranuar dhuna nga ana e edukatores që në ballafaqimin e parë me prindin, edukatorja nuk u pëzullua por vazhdonte të kujdesej për një tjetër grup fëmijësh. Sipas drejoreshës për të qetësuar gjendjen dhe prindin ajo
është hequr nga grupi që mësonte dhe i është caktuar një tjetër.
Gazetarët e Fiksit kërkuan ta intervistonin edukatoren, por Anila Samarxhiu sapo ishte informuar për kameran e Fiksit ishte larguar nga grupi që kishte nën përkujdesje dhe kishte lënë vetëm njërën nga edukatoret.
Pas këmbënguljes së drejtoreshës dhe gazetarëve ajo lajmërohet në telefon dhe rikthehet në kopësht. Në fillim ajo refuzoi të përgjigjej për ngjarjen duke nxjerrë përpara dorën deri në momëntin që shpërthen dhe tregon arsyen. ” Më gjuajti me çantë” – tha ajo. “Fëmijët e tjerë nuk më qëllojnë ai po”. Ndrësa vet drejtoresha e kopshit, pasi dëgjoi këtë konfirmim tha për kameran e fiksit se kjo edukatore nuk mund të qëndroj më në këtë kopësht. Megjithatë sipas saj është bashkia Elbasan që duhet të marri masën e pezullimit.
Pavarisht se ngjarja ka ndodhur më datë 14 dhe denoncuar me datë 15, u deshën plot 5 ditë që të pezullojë një edukatore që kishte ushtruar dhunë ekstreme ndaj një fëmije vetëm tre vjeç. Bashkia Elbasan reagoi në të njëjtën ditë që u interesua për rastin emisioni Fiks Fare. Me anë të zëdhënësit të kësaj bashkie deklaroi se “Bashkia e Elbasanit është njohur me një rast të pretenduar dhune në kopshtin Nr.1 nga një ankesë, drejtuar Drejtorisë së këtij kopshti, nga prindi Marjeta Bici në datë 15.11.2016.Theksojmë se kësaj ankese nuk i është bashkëngjitur asnjë fakt, e megjithatë Bashkia Elbasan dërgoi
specialistët e saj pranë kopshtit nr.1 të cilët, së bashku me drejtorinë e kopshtit thirrën komisionin disiplinor, ku ndaj edukatores Anila Samarxhi, u mor masa ?paralajmërim për pushim nga puna?.
Me këtë masë ka rënë dakord edhe prindi, e cila ka qenë prezente dhe e ka firmosur atë.
Në datë 21.11.2016, e protokolluar po në këtë datë, pra pas 5 ditësh për të cilat nuk kemi asnjë reagim të prindit, në Bashkinë e Elbasanit vjen një tjetër ankesë nga prindi, drejtuar Kryetarit të Bashkisë edhe në këtë kërkesë prindi nuk ka paraqitur fakte, por nisur nga shqetësimi i tij Kryetari i Bashkisë mori masën e ?pezullimit nga detyra?, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës së paraqitur ndaj edukatores Anila Samarxhi.
Gjithashtu me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është marrë masë disiplinore ?paralajmërim për pushim nga puna? për drejtoreshën e kopshtit nr.1 dhe edukatoren tjetër e cila pretendohet se ka dijeni për ngjarjen.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lançoi sot, fushat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, thekson se ...
Ditën e Enjte, dt. 24 Nëntor 2016 në sallën e Amfiteatrit të...
Politika dhe politikanët në vendin tonë shpesh herë përplase...
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sot pas qëndrimit të b...
Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar sot para për blerje...
Deputeti socialist, Vladimir Kosta, tregon se Briseida Sheha...
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në ...
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në ...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, u ka dalë në krah pr...
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në ...
Deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, tha se CD...
Deputeti i Bundestagut Krichbaum në një takim me median ka t...
Të paktën 80 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi...
Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në protestën kundër pl...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lançoi sot, fushat...
Qeveria austriake dhe ajo sllovene i dhuruan Shërbimit Zjarr...
Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër...
Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social faceb...
Një 32-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet përpara selisë së par...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...