web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi me banorët e Mjekësit në Elbasan/ Basha: Lekë për ekspozita ka, lekë për ju nuk ka

22 Nëntor 2016, 08:33, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me banorë të fshatit Mjekës në Elbasan, të cilët ndodhen në prag të një katastrofe ekonomike.

Sëmundja e gjedhëve, dermatoza nodulare, po shfaros lopët çka do të thotë falimentim i plotë për banorët e kësaj zone.

?Të gjithë këtu janë të prekur nga lopët por një ditë do të dalim edhe për fëmijët në shkolla. Po hyn droga në shkolla. Bashkëfshatarët e mi jetojnë me 1 ose 2 lopë dhe shesin qumështin. Kanë dy javë që nuk i mjelin më se i kanë të sëmura dhe secili mundohet të sigurojë veteriner në mënyrë private për vaksinat që i paguajnë vetë?, u shpreh një prej banorëve.

Një tjetër banor i Mjekësit thotë se vaksinat janë blerë privatisht nga 25 mijë lekë por shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi ti përballojnë.

Basha u shpreh se qeveria është larguar nga njerëzit, ndaj dhe njerëzit duhet të largojnë qeverinë për një qeverisje për njerëzit.

?Lekë për avion privat ka, lekë për ekspozita ka por lekë për ju nuk ka. Lekë për vaksina nuk ka, lekë për subvensione nuk ka, lekë për pensione nuk ka. Pse?! Sepse i ka marrë të gjitha për vete. Kaq e thjeshtë është. Kjo është e vërteta. Kjo është një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. I ka vënë vizën njerëzve. Programi jonë është për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti tu financojë drejtpërdrejtë me para në dorë. Por ju duhet ta kuptoni dhe jam i sigurtë që e kuptoni që këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje teknike por kjo ka nevojë për vullnet politik. Nëse qeverisja u kthehet njerëzve, nëse buxheti vihet në funksionin tuaj, nëse shteti nuk mendon vetëm tu vendosë taksa dhe këto para ti vjedhë, por mendon se si t?u vijë në ndihmë, atëherë sigurisht që ka zgjidhje. Bashkë të ndërtojmë një qeverisje për ju. Por padyshim që hapi i parë është të largojmë këtë qeveri e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme?, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me banorët.

Fermerët kërkuan mbështetje të plotë nga kreu i opozitës. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga