web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samsung do të sjellë aplikacionin që lejon prindërit të vendosin limite në telefonin e fëmijëve

16 Nëntor 2016, 19:45, Tech CNA

Samsung është duke punuar për një aplikacion të ri të quajtur ?Family Care? dhe është një nga aplikacionet më shumë të kërkuar nga prindërit. Nëse shumë prej jush u kanë vendosur në dispozicion fëmijëve të tyre për arsye të ndryshme një telefon Samsung, me këtë aplikacion do të keni mundësi jo vetëm që të shikoni se çfarë përmbajtjesh konsumon fëmija juaj në rrjet por, gjithashtu atij do t?i nevojitej leja juaj për të shkarkuar një aplikacion.

Sipas raportimit të ?phonearena? ky aplikacion do të bëjë të mundur që fëmijët tu dërgojnë kërkesa të ndryshme prindërve të cilat mund të aprovohen ose jo nëpërmjet aplikacionit. Ndërkohë në ?Play Store? ekzistojë shumë aplikacione  të cilat do ta bënin një punë të tillë shumë mirë. Ndër më të njohurit nga këto aplikacione është ?WebWatcher Parental Monitoring? dhe ?MMGuardian  Parent app?./Citynews.al





Lajmet e fundit nga