web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis fushata “Mos gjuaj por duaj”/ Tahiri: Mbi 10 mijë shqiptarë janë vrarë ose plagosur nga armët e 97-ës

15 Nëntor 2016, 12:20, Aktualitet CNA

 

Policia e Shtetit nis fushatën ?Mos gjuaj por duaj ? Ndal përdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit përpara se të jetë tepër vonë?.

Qëllimi kryesor i fushatës në fjalë është të rrisë sigurinë publike përmes rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rreziqet e mbajtjes dhe perdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit. Vëmendje e veçantë i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit mbi keqpërdorimin e armëve të zjarrit në kontekstin e dhunës në familje. Fushata do t?i drejtohet si publikut, ashtu edhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

Sondazhi i opinionit publik i kryer së fundmi nga agjencia lider në botë e sondazheve “IPSOS”, tregoi se mbi 60% e qytetarëve shqiptarë janë kundër posedimit të armëve të zjarrit pavarësisht rrethanave, ndërkohë që 78% e tyre besojnë se Policia e Shtetit është kontribuesi kryesor për sigurinë në vend.

?Unë jam shumë i privilegjuar që jam këtu me ju për të shpallur nisjen e një fushate të gjerë kundër mbajtjes dhe përdorimit të paligjshëm të armëve. Në fakt është një problem i vjetër i vendit tonë. Ju që jeni të rinj nuk besoj e keni jetuar periudhën më të vështirë të rreth para 20 viteve, kur armët ishin gjerësisht të përhapura në popullsi. Ju sot njihni Google, që lindi diku rreth viteve 1997-1998. E në kohën kur bota ideoi Google, në Shqipëri shpërthenin depot e armëve dhe armatosej popullsia. Gjatë këtyre viteve miliona ishin armët në duart e qytetarëve. Por gjatë këtyre viteve kemi bërë dhe hapa para. Shoqëria ka bërë të vetën. Institucionet kanë bërë deri diku punën e tyre për të mbajtur larg qytetarin nga armët e paligjshme. Ndërkohë që jemi ende në sfidën e madhe për të qëndruar sa më larg armëve të paligjshme, që do të thotë sa më pranë dijes, kulturës. Dhe sot Shqipëria në fakt e ka një problem me armët e paligjshme.Janë dashur mbi 10 mijë qytetarë që kanë humbur jetën apo janë plagosur rëndë nga armët e paligjshme të shpërndara në vitin 1997. Janë shifra që do linin pa gojë këto që do ndalonte pak çaste të mendonte historinë e afërt të vendit tonë?, tha ministri Tahiri gjatë fjalës së tij.

?Ne do bëjmë një fushatë pozitive për të bindur të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha të rinjtë dhe të rejat, të mos bëhen viktima të pasionit për të pasur një armë pa leje, që pastaj sjell pa asnjë dyshim dhunë, konflikt si dhe pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Ju bëj thirrje ju që të promovoni bashkë me ne modelet pozitive të të ndërtuarit të një jete më të mirë për ju, për familjet tuaja, për shoqërinë tuaj?, shtoi Tahiri.

Fushata ka nisur sot dhe përfundon në mesin e muajit dhjetor. /Citynews





12:05 Aktualitet

EPP izolon Bashën

Kreu i PD-së Lulzim Basha petendon se ka mbështetje nga Part...

10:51 Aktualitet

Rama lakuriq!

Kryeministri i vendit, Edi Rama është një personazh që shqip...

Lajmet e fundit nga