web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Shkencëtarët sjellin një shpresë të re për të paralizuarit

14 Nëntor 2016, 22:45, Lifestyle CNA

Personat të cilët janë të paralizuar do të mund të ecin shumë shpejtë nëse impianti që do të mbillet në trurin e një primati do të realizojë i suksesshëm. Persona të shumë nuk mund të lëvizin pasi kanë pësuar një traumë në shtyllën kryesore, gjë e cila ndodhë shpesh në rastet e aksidenteve. Edhe pse këmbët e këtyre individëve janë në rregull nga ana shëndetësore për të lëvizur, trauma e pësuar në shtyllën kurrizore ka sjellë ndërprerjen e sinjaleve nga truri në muskuj.

Pas një pune të gjatë një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë mundur të realizojnë përcjelljen e sinjalit nga truri në muskujt e këmbëve duke realizuar një ?Bypass? në zonën e dëmtuar. Për një kohë të gjatë janë ndjekur dy primat te të cilët është realizuar kjo procedurë dhe nëse ky impiant elektrik realizon i suksesshëm për një kohë të gjatë te primatët atëherë do të fillojë edhe vendosja e tij te njerëzit e paralizuar./Citynews.al





Lajmet e fundit nga