web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja pse duhet të konsumoni një birrë në ditë

14 Nëntor 2016, 22:07, Lifestyle CNA

Tashmë shumë mjekë jua këshillojnë si të nevojshme konsumimin e një birrë në ditë për trupin tuaj sepse sipas studimeve të mëparshme ajo sjellë shumë përfitime për shëndetin tonë. Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i një birre në ditë ul mundësinë e pasjes së një infarkti por, gjithashtu mund të shërbejë si një parandaluese shumë e  mirë për sëmundjet e tjera të muskulit kardiovaskular.

Në një studim ku kanë marrë pjesë më shumë se 80 mijë individë është zbuluar se birra ndihmon në mos lejimin e rënies së nivelit të kolisterolit të ?mirë? në trup. Por, studimi i zhvilluar nga Universiteti i Pensilvanisë se rekomandohet 1 deri në 2 birra për meshkujt dhe 1 për femrat për të pasur përfitime sa më të mëdha. Individët të cilët konsumojnë më shumë se sa 1 ose 2 birra në ditë nuk kanë asnjë përfitim dhe është njësojë sikur të mos konsumonin fare. Tejkalimi i kësaj mase sjell vetë dëme në organizëm dhe asnjë përfitim shëndetësor./Citynews.al





Lajmet e fundit nga