web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO - Situata në kaskadën e Drinit nën kontroll/ Ngarkohen maksimalisht turbinat në 3 HEC-et kryesore

12 Nëntor 2016, 15:29, Aktualitet CNA

KESH njofton se po menaxhon në mënyre optimale prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Aktualisht prurjet po shfrytëzohen duke ngarkuar maksimalisht të gjitha turbinat e disponibël në HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Sipas KESH, prodhimi ditor është rreth 24.000 MWh. Kjo sasi energjie po përdoret për të mbuluar kërkesën e klientëve fundorë, humbjet e OSHEE dhe OST, ndërsa sasia e tepërt po eksportohet.

Korporata Elektro-energjitike Shqiptre garanton se situata është nën kontroll. Kuotat po menaxhohen në zbatim vendimit të Komisiont të Posacëm.

Aktualisht prurjet natyrale në kaskadë janë 2150m3/sec ndërsa shkarkimet 1350 m3/sec.

Tabela e mëposhtme ju njeh me informacionet e marra nga personeli hidroteknik i KESH:





Lajmet e fundit nga