Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Opozita ka votuar pro dhe mbështet procesin e integrimit në Bashkimit Europian të Shqipërisë.
Pyetje: Jeni një ndër 5 deputetët e PD-së që keni votuar kundër rekomandimit të hapjes së negociatave për Integrimin e Shqipërisë?
Gënjeshtër që mund ta prodhojë vetëm Taulant Balla. Është një takim ku thelbi nuk është deklarata por diskutimet. Axhenda vendoset nga Bashkimi Europian. BE-ja kërkonte që ne të informonim për zgjedhjet, reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Këto ishin temat që kishin vendosur BE-ja, që priste informacion nga ne dhe kjo është detyra jonë si deputetë të opozitës, që të përcjellim këndvështrimin tonë dhe informacionin tonë.
Në këtë takim nuk ka vendimmarrje. Ky është një takim diskutimi, informimi. Shqetësimet tona i ndau edhe Fleckenstein, që është reporteri për Parlamentin Europian që mbulon Shqipërinë, z.Kukan dhe deputetë të tjerë të cilët folën për problemet me zgjedhjet, për problemet me moszbatimin e ligjit të dekriminalizimit ku keta dy deputet kanë qënë ndërmjetës dhe garant të parlamentit Europian dhe për ceshtjen e kultivimit te droges.
Ky është thelbi i këtij takimi. Në 13 vite ky takim ka vetëm, një deklaratë të përbashkët, quhet deklaratë e përbashkët sepse të dy palët shumica, edhe opozita duhet të bien dakord për këtë deklaratë.
Pyetje: A është opozita pro hapjes së negociatave?
I vetmi paragraf që kishte konsensusin e të gjithë palëve qeveri dhe opozitë ishte paragrafi i parë që thotë shprehimisht, e thotë shumë qartë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë kur të plotësohen kushtet në fusha kryesore dhe këto të jenë të pakthyeshme; mbështesim hapjen e negociatave në atë fazë ku implementimi i reformave të jetë i besueshëm dhe hapja e negociatave do të jetë një nxitje për shtyrjen më tej të reformave.
Pyetje: Cilat janë kushtet që duhen plotësuar?
Kushtet që duhen plotësuar nuk i vendos opozita shqiptare. Kjo është një lojë që do të bëjë Partia Socialiste dhe më vjen keq që z.Balla gënjeu dhe nuk tha të vërtetën. Kushtet i vendos Bashkimi Europian.
Nuk ka votuar njeri kundër rekomandimit, nuk ka patur asnjë votë për të vendosur për rekomandimin këtu dhe nuk është diskutuar, a jeni ju pro rekomandimit kjo pyetje nuk është shtruar dhe nuk ka qenë kurrë e shkruajtur. Dhe unë ju thashë që kemi votuar pra ?pro?, ke amendamentin e parë që është i votuar nga të gjithë ne.
Por mosplotësimi i kushteve: zgjedhje të lira dhe të ndershme, moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, mungesa e luftës ndaj krimit dhe drogës. Këto janë çështje që kanë shqetësuar europarlamentarët edhe Bashkimin Europian. Plotësimi i këtyre kushteve hap negociatat.
Pyetje: A nuk do të ishte mirë të hapeshin negociatat dhe paralelisht të zbatoheshin dhe kushtet?
Nuk vendos kushte opozita, nuk merr vendime opozita, ky është një manipulim që po bën Partia Socialiste, nuk është ky një komision që merr një vendim është një komision që informohet, diskutohet, dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë dhe të atyre që kanë ardhur në Europë për të kërkuar azil dhe që nuk po jetojnë dot në këtë Shqipëri sepse po të ishte bërë Shqipëria si Europa nuk do të largoheshin.
Pra, ky është një komitet që nuk merr vendime dhe është mashtrim i hapur të thuash që opozita votoi kundër.
Thelbi i çështjes është: kushtet i vendos Bashkimi Europian dhe Bashkimi Europian në bashkëpunim me komisionin dhe Komisioni Europian nesër do të dalë me propozimin, ky propozim do ti nënshtrohet vendimeve të vendeve anëtare, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, në Këshillin e Ministrave dhe janë ata që do të vendosin për Shqipërinë; hapjen e negociatave, hapjen me kushte dhe etapa të mëtejshme.
Por kjo lidhjet me plotësimin e kushteve dhe jo me opozitën shqiptare. Për shkak se është qeveria më e dështuar, më e korruptuar, më e kriminalizuar do të fshihet sikur opozita kundërshton. Nuk e ka kundërshtuar opozita, absolutisht, opozita mbështet procesin e integrimit në Bashkimit Europian të Shqipërisë.
Pyetje: Kur mendoni se duhen çelur negociatat?
Unë besoj se negociatat duhen çelur, e para kur kjo qeveri të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kur të luftojë drogën. Kjo Shqipëri me këtë përhapje të frikshme të drogës dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po shkon drejt një krize dhe ky është një problem i madh me të cilin ne po ballafaqohemi prej tetë muajsh.
Pyetje: Pra ju thoni pas 2017-ës?
Vendimin nuk e marr unë, vendimin e merr Bashkimi Europian.
Zgjedhjet janë kushti i parë që BE-ja i ka vënë çdo vendi anëtar. Dhe kjo përmasë e frikshme që ka marrë fenomeni i drogës me ndikime në shoqëri, ekonomi dhe në zgjedhje është alarmuese. Por vendimin do ta marrë BE-ja dhe Këshilli i Ministrave. Ky ishte një takim që ne kemi informuar mbi çështje që ka kërkuar BE-ja dhe çështjet janë shumë të qarta; çështjet janë krimi, zgjedhjet dhe dekriminalizimi.
Pyetje: Pse u nda vota juaj nga zonja Bregu?
Nuk ka patur asnjë ndarje vote ndërmjet nesh dhe znj.Bregu. Zonja Bregu ka votuar të gjitha propozimet e Partisë Demokratike, pra çfarë propozimet bëmë ne që shumica i rrëzoi më votë dhe unë ju thash që nuk ka pasur kurrë votë në 13 vite, ka pasur konsensus. Zonja Bregu votoi pro propozimeve tona, ndërsa votoi ?pro? propozimeve tona kjo është shumë e qartë se nuk ka ndarë votë.
Një iniciativë e qeverisë për të mbjellë palma në të dyja kr...
Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me ...
Forcat e Armatosura përfundojnë me sukses të plotë operacion...
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë shumë probleme në Tir...
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga lumi i Tiranës i vik...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte sot në Prokurorinë e...
“Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë” në Tiranë ka tashmë p...
Nacional- pordhizmi”, sipas deduksioneve të mirë detajuara, ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur sot në mesdi...
“Ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Brukse...
Gazetari Artan Hoxha është parë sot në mesditë të hyjë në am...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur mesditën e s...
Deputeti i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj, ka reaguar lidhur me...
Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq me reshje të dend...
Një tjetër vdekje si pasojë e motit të keq që ka përfshirë t...
Regjistrohet viktima e dytë si pasojë e përmbytjeve në vend....
Edhe dita e nesërme pritet të jetë me reshje shiu dhe shtrën...
Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një Helikopter “Cougar”...
Një ditë pas depozitimit nga ana e PD të amendamentit në kë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...