web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri letër të personalizuar 11 policëve të vendit/ Nga 1 Marsi ju rriten pagat

7 Nëntor 2016, 08:34, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri para një muaji dha publikisht një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, duke deklaruar se vitin që vjen pagat e tyre do të rriteshin me 1%.

Por nuk është mjaftuar vetëm me një deklaratë publike.

Ai ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për t?u konfirmuar policëve jo vetëm rritjen e pagave, por edhe mirënjohjen që ka për ta dhe punën që bëjnë.

Me nga një letër të personalizuar për 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm ka falënderuar policët dhe familjet e tyre për sakrificat e përditshme në punën që bëjnë.

 

?Po të shkruaj për t?ju falënderuar ty dhe familjen tënde për punën dhe sakrificën e përditshme, me të cilën jeni të detyruar të përballeni. E di fare mirë që asgjë nuk është e lehtë në punën e një punonjësi policie dhe në jetën e përditshme të familjes së tij. Por sot jam i bindur se bashkë kemi arritur të ndërtojmë një histori suksesi, duke fituar respektin dhe besimin e qytetarëve dhe po ashtu duke e përmirësuar ndjeshëm gjendjen shpirtërore e financiare të familjeve të punonjësve të Policisë. Puna jote, vullneti për të rilindur së bashku Policinë e Shtetit, po shpërblehet moralisht nga qytetarët dhe financiarisht nga qeveria jonë?.

Gjithashtu, nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën e tri viteve më parë, që sipas tij nuk linte vend për optimizëm. Kjo pasi punonjësi i Policisë ishte jo vetëm i keqtrajtuar financiarisht e profesionalisht, por edhe i tradhtuar në çdo shkallë të hierarkisë shtetërore.

RRITJA E PAGAVE

?Për atë që kemi bërë dhe duhet të bëjmë më tutje, Kryeministri ka mbështetur kërkesën tonë për një tjetër rritje të pagave, duke bërë të mundur që nga 1 marsi 2017, pagat e punonjësve të Policisë të kapin një nivel të kënaqshëm edhe në shkallë rajoni?, shkruan Tahiri në letër. /Citynews

 

 





00:04 Aktualitet

Si u formua LSI?!

LSI u krijua më 2004 nga një grup politikanësh të majtë, të ...

Lajmet e fundit nga