web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I gjenden 11,5 kg kanabis në banesë/ Shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Kurbini

2 Nëntor 2016, 10:04, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme efektivët e Drejtorisë së Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bënë shpalljen në kerkim të shtetasit A.V.  48 vjeç, banues në fshatin Gjorem, Kurbin

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se, në banesën e shtetasit A.V. kishte lëndë narkotike, kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore për verifikim.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë  e proves materiale 11.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 544 fishekë model 56 me 54 krehëra fishekësh , si dhe disa  materiale shtëpiake të cilat janë denoncuar të vjedhura me datë 31.10.2016 në banesën e shtetasit A.T. në Gjorem, Kurbin. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga