web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Ambasadorja e Holandës në Shqipëri akuzon City-n e Londrës për konspiracion financiar ndaj Europës

1 Nëntor 2016, 19:17, Aktualitet CNA

Ditën e shtunë në Hotel ?Tirana International? u bë promovimi i librit ?Hienat bankare: udhëtimi im në botën e bankierëve? të autorit suedez Joris Luyendijk, i sjellë në shqip nga shtëpia botuese ?Scanderbeg Books?.

Libri përmban një hulumtim për qendrën financiare të famshme britanike, City të Londrës, por të llojit që quhen edhe si teori konspiracioni financiar kundër Europës dhe botës. Libri është interesant gjithsesi, me shumë informata dhe analiza të vlefshme dhe lexohet me kureshtje që rritet faqe pas faqeje.
Por shumë interesante dhe kërshërore ishte prania si e ftuar nderi dhe folëse kryesore në promovim, e Ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, zonjës Dewi van de Weerd. Nëse do të kishte qenë një pritje private, prania e zonjës ambasadore mund të shpjegohej me miqësinë që ajo ka me botuesen, zonjën Flutura Açka, dhe me lidhjet familjare që kjo i ka me Holandën. Por kur është fjala për një event publik, ku ishte e ftuar edhe media, prania e kryediplomates holandeze në Tiranë nuk mund të shihet si private.
Në diplomaci asgjë nuk ndodh rastësisht, aq më tepër në rastin e diplomacisë së shteteve serioze dhe Holanda bën pjesë ndër shtetet shumë serioze. Ambasada e Holandës në Shqipëri ka qenë shumë aktive për mjaft vite për promovimin dhe financimin e së ashtuquajturës ?shoqëri civile? që u reduktua në promovimin dhe financimin e personit të Erion Veliajt dhe të instrumentit të tij personal për të fituar profil të lartë publik, Lëvizjes ?Mjaft?. Disa ambasadorë holandezë rresht, privatisht dhe ndonjëherë edhe publikisht, i kanë shpërfillur si teori konspiracioni qortimet në media se Holanda vepronte kështu për llogari të Sorosit dhe të rrjetit financiar ndërkombëtar të lidhur me të, ku Holanda është e kycur. Ky rrjet ndërkombëtar krijon, promovon dhe katapulton në pushtet elita politike të reja në vende të ndryshme, duke përfshirë Shqipërinë. Edhe kjo është konsideruar si një teori konspiracioni nga diplomatët holandezë.
Tani ambasadorja e Holandës na sugjeron një libër me një teori konspiracioni financiare! Aspekti tjetër ironik është se kemi të bëjmë me një luftë të ndyrë diplomatike të një vendi të Bashkimit Europian, Mbretërisë së Holandës, ndaj një vendi tjetër të BE, Mbretërisë së Bashkuar. Unë jam kureshtar të di se si e ka përshkruar këtë ngjarje në raportin e saj Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, sepse medoemos duhet të ketë bërë një raport për të. A thua do të merrte pjesë Ambasadorja e Holandës në një event të tillë para Brexit? Them se jo. Mos ndoshta Holanda, së cilës City i Londrës ia grabiti dikur statusin e qendrës financiare të Europës, dëshiron ta rifitojë atë pas Brexit? Në çdo rast, kemi të bëjmë qartësisht me teori konspiracioni./Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga