web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Urdhëri i Gramoz Ruçit: Asnjë deputet të mos mungojë në seancë/ Çfarë pritet të votohet të enjten në Parlament

31 Tetor 2016, 14:21, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kreu I saj Gramoz Ruçi ka dhënë një urdhër të prerë: ?Asnjë deputet të mos mungojë ditën e enjte në punimet e parlamentit?.

Po çfarë pritet të votohet të enjten në Parlament?

Zgjedhja e kryetarit të ri të KQZ-së, ku në garë janë Biba dhe kryetarja aktuale Lefterie Luzi.

Ngritja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve

Votimi i 2 ligjeve të Reformës në Drejtësi, ajo për Këshillin e Lartë të Gjykatave dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, votime që duan 84 vota.

Situata e fundit politike në vend me largimin e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit ng Grupi Parlamentar i PS-së si dhe përplasjet e shpeshta me LSI-në kanë bërë që kryeministri Rama të mos ketë të sigurta votat që ai kërkon në parlament. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga