Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Dritan LACI
?Sa të dua unë ty, Më rri mendja gjithë në ty; Ato cicat sherbetli M?i bëj meze t?i pi raki??
Kur lexoja mbrëmë transkriptin gjithë epsh të Guximtarit të Gjirokastrës me dhoqinën hallexheshë mënd se ç?më kujtua personazhi i Xheladin Beut i Kutelit te ?Vjeshta e Xheladin Beut?. Beu që kërkonte sisë të njoma dhe shalë të bardha qumësht aman-aman për allatet e tij të vyshkura. Një kronikë anakronike e një shkrimtari të madh që e ekuivalentuar me Guximtarin e provincës së sotme, apo thënë ndryshe ofiqarin e kohëve moderne, që kërkon pipppp?. në kërkim të favoreve seksuale, na bënë të mendojmë se Xheladin Beu që kishte në dorë edhe bukën dhe kopaçen, është kaq i pranishëm në jetët tona dhe po kaq frustues sa fundi i tij do të meritonte një tjerër novelë me titull ?Vjeshta e Guximtar Beut?, nëse sot do kishim një penë si ajo e qëmotit të Mitrush Kutelit.
Dhe vargu që do ti këndonim do të ishte ?Ç?Guxim paskërke pasur more Guxim/ Sisë të njoma, shalë të bardha, lepe-peqe-aferim/ Jarnaaa e jarna ne o Guxim o plak gushë pëllum mos pi në sisë të botës se të bën zullum/
Sepse ashtu si Xheladin Beu te vjeshta e tij e fundit, edhe Guximtar Beu është prodhim i provincës jo thjesht të vogël të Gjirokastrës, po një më të madhe që quhet Shqipëri. Ku Beu, në këtë rast Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, i velur nga pushteti si ofiqar i parë, nuk ngopet më me para, por do pipppp?. në tavë, sepse ndryshe ai ka edhe bukën edhe kërbaçin. Dhe për këtë ai ka ngritur edhe sistemin se si ta fusë kunadhen në grackë. ?Sepse puna e bejllëkut dhe çiflikllëkut,- siç qësëndiste Kuteli te ?Vjeshja e Xheladin Beut? do marifete? Dhe për këto marifete të provincës dhe ca më tej duhen edhe qehallarë, lanxho, laro, zyba dhe fërfëllesha sekretare.
Sepse kryetari të thotë njëherë? po të thotë edhe dy herë? edhe tre herë? edhe katër herë. Kryetari ka guxim pa e ka emrin Guxim. Dhe trimin nën pantallona se ka për shokë, as ta mbaj si trofe, as ti varet kandari kur syve i fërfëllin si sokoleshë zari.
Ja pra kështu edhe Guximtar Beu që syri s?ja bën tërr, dhe të fut edhe plumbin po kallëzove. Sepse ai ka krijuar sistemin. Ai ka miq të lartë kudo, i ushqen çdo ditë dhe i ka pikërisht për një ditë të tillë.
Edhe pse allatet po e lënë, ajo e uruar mendimin se ç?ja turbullon. Nuk ka rëndësi se ka grua, ka vajzë, se do bëhet gjysh, ai është Beu që llafin s?duhet tja bësh dysh. Po mo po. Beu që kemi prodhuar ne të provincës. Beu në Qeveri, Beu në Drejtësi, Beu në Arsim, Beu kudo. Që edhe pse e di që mund të ketë një vjeshtë si ajo e Xheladin Beut, prapë nuk e ka për turp ti fërkojë allatet edhe në pleqëri edhe pse aletet nuk i binden.
Sepse ai ka ligjin në dorë. Dhe ligji është si shkopi i Maliqit. Ka të drejtë por ka edhe me gunga.
Por ashtu si Xheladin Beu edhe vjeshta e Guximtar Beut të kohëve moderne vjen një kohë dhe i bien gjethet. Edhe pse ajo zbrazëtira sa një zgërbonjë gështenje që e ka krymbin brenda, fillon e të ha ditës ditës, sa edhe neveritja që fillon të kaplon nuk të bën më përshtypje edhe pse gojën e ke helm, gjuhën të trashur si shuall bualli, gojën të idhët sikur ke ngrënë shafran.
Po prapë edhe pse trupi të dhëmb nga sikleti i pleqërisë që po të afron, melhemin e kërkon te qumështi i dallandyshes. Sepse sa më afër të jetë fundi, aq më shumë të duhet kërbaçi për të marrë edhe ca qejfe të fundit që s?pate mundësi ti gëzosh në rini? Vetëm se ashtu si Marua e Kovit te Vjeshta e Xheladin Beut, ashtu do ketë edhe një ?Sisëqumësht Argjiro? edhe për Guximtarët e sotëm me pushtet. Të gjithë e dimë se fundi vjen një ditë për të gjithë, por varet si e zgjedh afrimin e fundit?.
Votuesit amerikanë janë duke zhvilluar një Peticon për ti kë...
Ishte viti 1991 kur Adriano Celentano e shkroi kengen e tij ...
Pas protestës së sotme të banorëve të fshatit Portëz në Fier...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ng...
Pëplasja fizike mes banorëve të fshatit Mbyet dhe policisë s...
Vendimi i Presidentit të Republikës për të dekoruar 67 shqip...
Dje, në qytetin e Beratit është arrestuar në flagrancë shtet...
Detaje të reja zbulohen nga plagosja e 29-vjeçarit tek ish-E...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë të shtetasit F...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se vendi ka nevojë për një...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me ferm...
Një ditë pas audio-regjistrimit ku protagonist ishte kryetar...
Kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi, ka akuz...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar sot se është ...
Është zbuluar identiteti i viktimës së aksidentit rrugor të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon me denoncimet e marra ...
Sot rreth orës 12:40, tek Universiteti Polis, në autostradë,...
Shtetasi Andi Mustafaraj u plagos si pasojë e një konflikti ...
Dalin detaje të reja nga plagosja në Tiranë. I plagosuri ësh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...