web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beqja nuk i përgjigjet thirrjes së Komisionit Parlamentar/ Vokshi: Drejtësia do të vihet shumë shpejt në vend

26 Tetor 2016, 10:52, Aktualitet CNA

Thirrjes së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë urgjente në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë nuk i është përgjigjur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në mbledhjen e sotme, kryetarja e këtij komisioni, Alban Vokshi, tha se ky është një rast i paprecedent.

Arsyeja e thirrjes së ministrit Beqja ishte raportimi për fashën e rritur të moshës sa i përket Check Up-it.

?Drejtësia do të vihet shumë shpejt në vend. Personat do të shkojnë para drejtësise. I kam bërë thirrje prokurisë për të hetuar koncensionet?, ka deklaruar Vokshi.

Reagimi I Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në Komisionin e Shëndetësisë, por në një datë tjetër, pasi diten e sotme ka qene i angazhuar në aktivitete të planifikuara javë më parë.

Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit të ministrit të Shëndetësisë sqaron se ka propozuar që mbledhja të organizohet javën e ardhshme, në një orët që do të caktohet nga Komisioni, ditën e Martë, më datë 1 Nëntor 2016, ditën e Mërkurë, më datë 2 Nëntor 2016, pas orës 13:00, ose ditën e Premte, më datë, 4 nëntor 2016, në një orë të vlerësuar të përshtatshme nga Komisioni. /Citynews





Lajmet e fundit nga