web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti Ndocaj vijon takimet në Itali/ Ankesa për konsullatën në Milano dhe Dhomën e Tregtisë

25 Tetor 2016, 09:05, Aktualitet CNA

Sot deputeti Eduart Ndocaj, edhe ne cilesine e Anetarit te Komisionit te Perhershem Parlamentar te Aktiviteteve Prodhuese dhe Tregtise, është takuar me Alessandro Alfieri, këshilltar i Rajonit të Lombardisë. Ai i kërkoi Alfierit që të rriten shkembimet ekonomike dhe jo vetem mes Shqiperise dhe Lombardise.

Ndocaj u shpreh se: ?Qeveria eshte e hapur per investimet lombarde dhe jo vetem?.

Keshilltari Alfieri u ankua se Konsullata Shqiptare ne Milano eshte vetem nje zyre administrative dhe nuk ka asnje seksion qe merret me ceshtjen e shkembimeve ekonomike. Po ashtu ai u ankua edhe per Dhomen Tregtare te Shqiperise, e cila sipas tij eshte inekzistente ne Itali.

Deputeti Ndocaj shtoi se, ?Sherbimi Diplomatik shqiptar nuk eshte ne lartesine e duhur dhe se nevojitet nje reforme e thelle per tu pershtatur me sfidat.

Ndersa per Dhomen e Tregtise Ndocaj  tha se: ?kjo dhome eshte marre peng nga nje Kryetar qe nuk ka konceptet e shkembimeve tregtare, por mendon per legalizimin e prostitucionit dhe hashashit. /Citynews





Lajmet e fundit nga