web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të bëhem kriminel se jam i varfër? Boll me këtë debat idiot o majtistë / Nga Klodian TOMORRI

23 Tetor 2016, 07:36, Aktualitet CNA

Presioni për legalizimin e drogërave është rritur shumë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Dhe një nga arsyet është përdorimi politik i kësaj çështje.

E majta progresiste e ka kthyer në kauzë legalizimin e drogës kudo në botë. Në Shtetet e Bashkuara, Barack Obama ka qenë një nga partizanët më të mëdhenj të dekriminalizimit, por deri me tani ka hasur në kundërshtimin e fortë të konservatorëve.

Presidenti Bush, në tetë vitet e qeverisjes së tij ishte i palëkundur; Nuk ka legalizim marijuane, nga qeveria federale. Paul Ryan është shprehur më shumë se një herë kundër, ndërsa Jeb Bush ishte udhëheqësi i fushatës kundër legalizimit në Florida.

Në Britani, David Cameron ktheu mbrapsh te gjitha presionet e aleateve liberal demokrat në qeveri për të dekriminalizuar drogën. Presioni ka qenë i fortë jo vetëm nga Lib Demsat, por edhe Laburistët. Por përgjigja e Cameronit ishte: Unë jam babai i tre fëmijëve.

Dhe kështu duhet të jetë. Çdo propozim për legalizimin e drogës nuk bën asgjë tjetër vetëm inkurajon kultivimin e saj. Ky debat duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Droga është një industri e ndyre. Studimet e fundit po japin gjithmonë e më shumë prova se efekti i marijuanës tek të rinjtë është i tmerrshëm.

Kanabisi, lulekuqja, apo çdo lloj narkotiku tjetër duhet të jetë i paligshëm. Kushdo që i kultivon ose tregton duhet ndëshkuar pa mëshirë. Nuk ka mëshirë këtu fare.

Këto historitë, që e kultivojnë të varfrit nga halli, janë justifikime tinëzare. Është njësoj si të thuash, po behëm vrasës me pagesë se jam i varfër dhe pasi të kem vrarë 100 veta shteti duhet të ketë mëshirë se jam i varfër. Nuk ka. Kush merret me drogë duhet të përballet me ligjin. Dhe nuk janë të varfrit ata që kultivojnë drogën.





Lajmet e fundit nga