web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte dënuar me 10 vite burg/ Prangoset 37-vjeçari nga Delvina

19 Tetor 2016, 11:48, Aktualitet CNA

Arrestohet shtetasi Klodian Pashako, 37 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2013, në Delvinë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Klodian Pashako ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Z.Zh., 51 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë reailzuar operacionin e kapjes së këtij personi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së tij në fshatin Vllahat të Delvinës.

I kërkuari tentoi të largohej me shpejtësi nga banesa e tij, por u neutralizua në mënyrë të menjëhershme nga forcat pjesëmarrëse në operacion.

Klodian Pashako është dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, Plagosje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Citynews





Lajmet e fundit nga