web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

17 Tetor 2016, 07:18, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës parandalon një ngjarje të rëndë në familje. Sot Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë ndërhyrjes në kohë parandaluan një ngjarje të rëndë në një familje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi: -Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krëhër dhe 5 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal. /Citynews





Lajmet e fundit nga