Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Gjatë pak më tepër se një shekulli të ekzistencës së shtetit shqiptar, tre liderë të Shqipërisë para Edi Ramës patën shkuar në Serbi: Esat Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha. Të tre ata kanë bërë me Serbinë (Jugosllavinë) marrëveshje të fshehta dhe publike në dëm të Shqipërisë. Esat Toptani, në 1914 bëri një marrëveshje të fshehtë me të cilën pranonte t? i jepte Serbisë territoret që ajo mëtoi t? i merrte shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës të viteve 1912-13, si dhe ta vinte shtetin e mbetur shqiptar në varësi të Serbisë. Esat Toptani u kthye në Shqipëri me ndihmën e serbëve dhe u dëbua vetëm kur në Shqipëri erdhi Ushtria Austro-hungareze që i dëboi serbët dhe Esatin.
Ahmet Zogu, në 1924 shkoi në Beograd dhe bëri një marrëveshje të fshehtë, sipas së cilës në këmbim të ndihmës ushtarake që Jugosllavia do t? i jepte atij për të marrë pushtetin në Shqipëri, ai do ta vinte vendin e tij në varësi të Jugosllavisë. Edhe Zogu ia doli të vinte në pushtet në Tiranë si Esati, me ndihmën e Beogradit. Por Italia, e cila kishte marrë një mandat mbi Shqipërinë nga Lidhja e Kombeve, ndërhyri fuqimisht në Tiranë duke e kërcënuar Zogun me invadimin e vendit për ta larguar atë nga pushteti. Kështu që Zogu u kthye nga Roma.
Në 1946 Enver Hoxha shkoi në Beograd si Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë. Në Beograd i dhanë tekstin e një traktati jugosllavo-shqiptar që duhej të nënshkruhej në Tiranë. Enver Hoxha mëtoi se ai i kërkoi Titos Kosovën, në bisedimet që patën, por në veprat e Enver Hoxhës nuk është botuar biseda e tij me Titon. Disa ditë pas kthimit të Hoxhës në Shqipëri, në Tiranë erdhi Ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, serbi Stanoje Simiç, me të cilin Enver Hoxha nënshkroi Traktatin e Tiranës. Sipas termave të këtij traktati Shqipëria bëhej protektorat ushtarak jugosllav dhe ekonomikisht vihej nën varësinë e Jugosllavisë. Edhe këtë herë Shqipëria shpëtoi për shkak të një rastësie fatlume ndërkombëtare, prishja ideologjike e Moskës me Beogradin, gjegjësisht e Stalinit me Titon, në 1948, dy vite pas nënshkrimit të Traktatit të Tiranës. Moska që i kishte sugjeruar Beogradit aneksimin e Shqipërisë, befas ia shndërroi këtë në akuzë shtesë, dhe Tito u tremb se mos Stalini e përdorte Shqipërinë si shkak për të ndërhyrë ushtarakisht ndaj Jugosllavisë. Prandaj jugosllavët u larguan nga Shqipëria, çka e pohon edhe Enver Hoxha në librin ?Titistët?.
Edi Rama, gjatë tre viteve në pushtet si Kryeministër, ka shkuar në Beograd tre herë, aq sa Esati, Ahmeti dhe Enveri të marrë së bashku. Është e çuditshme që Edi Rama shkon në Beograd, flet për pavarësinë e Kosovës siç bëri që në vizitën e parë në 2014, dhe serbët e pranojnë përsëri e përsëri që të bëjë të njëjtën gjë, madje e lejojnë që të shkojë në Luginën e Preshevës. A thua është përmbysur historia dhe liderët e Beogradit janë shitur te Tirana? Sigurisht që jo. Serbët ia lejojnë Edi Ramës këtë teatër me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, si tymnajë për të fshehur të vërtetën e papëlqyer për Ramën. Atë që Rama i qëndron lojës së vjetër të liderit të Tiranës që shkon në Beograd, shitjes të Shqipërisë te Serbia.
Sesi Edi Rama e ka shitur Shqipërinë te Serbia këtë do ta tregojë koha. Serbët kanë interesa të mëdha për biznisin shumë fitimprurës të mbetjeve që do të sillen në Shqipëri. Biznismenë serbë janë bashkëpronarë të kompanive që do të bëjnë këtë biznis fitimprurës. Serbia ka investuar me kohë për të krijuar për Shqipërinë dukjen e vendit të mallkuar. Gjeografët serbë shpikën toponimin kurrherë të dëgjuar nga vendasit shqiptarë ?Bjeshkët e Namuna?. (të mallkuara)
Tani Rama do t? i mbushë me mbetje të çfarëdolloji të gjitha galeritë dhe puset e minierave të Shqipërisë, shpellat natyrore dhe tunelet ushtarake të hapur në kohën e diktaturës komuniste. Veçanërisht të rrezikshme do të jenë mbetjet me përbërje radioaktive dhe bateritë e pajisjeve të ndryshme që janë të pariciklueshme dhe të dëmshme. Këto mbetje pastaj do të helmojnë ujërat nëntokësore dhe një ditë jo të largët banorët e Shqipërisë do të kenë vetëm ujë të helmuar, të papërdorshëm për asnjë qëllim, as për t? u larë, jo më për t? u pirë.
Kështu, miti i vendit të mallkuar do të bëhet realitet. Shqiptarët do të largohen nga vendi i tyre se uji do të bëhet lëngu më i shtrenjtë këtu. Edi Rama me shokët e tij do të jenë të parët që do ta braktisin vendin, pasi me fitimet që do të kenë siguruar mund të bëjnë jetë luksoze kudo në botë.
Çfarë ka Edi Rama si personalitet, si karakter, të ndryshme nga tre paraardhësit e tij që kanë shkuar në Beograd, që të besojmë se ai nuk ka si qëllim që ta shesë Shqipërinë? Asgjë në fakt. Nëse Edi Rama do të frenohet, kjo do të vijë nga një ndërhyrje e huaj, që deri tani nuk e shohim të ndodhë. Ndryshe, Rama do të bëjë atë që nuk arritën ta bëjnë dot Toptani, Zogu dhe Hoxha, madje me pasoja më të rënda.
Rreth orës 15:00 të datës 7 tetor policia e Tiranës solli nj...
Nga Alban DaciGjykata Kushtetuese Italiane pas një kërkesë t...
Qeveria ka përgatitur vendimin për rritjen e pagave dhe pens...
Taksat vendore nga biznesi do të vazhdojnë të paguhen sipas ...
Nëse menduatse Kristela Gjokës i intereson se çfarë bën ish-...
Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë kr...
Ylvi Beqja biznesmeni që ka dëshmuar kundër Emiljano Shullaz...
Në më pak se 4 muaj përdorimi i drogës gjatë drejtimit të mj...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale gazetari dhe aktivi...
Presidenti Bujar Nishani dekretoi para pak ditësh datën e zg...
Një denoncim i rëndë ka mbërritur në adresë të ish kryeminis...
Sot, Mali i Zi ka zgjedhje. A e dini se ky shtet, ku jetojne...
Menjëherë pasi ra tërmeti tragjik në Itali, sizmiologu Rrapo...
Pas Ilir Metës, edhe deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahi...
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, i gjithë ekipi që do...
Një lamtumirë e dhimbshme! Ndarja nga jeta e Teodor Laços ës...
Nuk kanë fund pakënaqësitë dhe denoncimet e maturantëve në a...
Ideja e ndryshimit të Kodit Zgjedhor duke lejuar lista të ha...
Kthimi i ligjit të importit të plehrave nga ana e Presidenti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...