web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia Rrugore grabit qytetarët nga Kosova/ 61 euro nën pretendimin e tejkalimit të shpejtësisë

16 Tetor 2016, 13:20, Aktualitet CNA

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha, shoqëruar edhe me foto konkrete. Sipas një qytetari nga Kosova, prej disa ditësh, policia rrugore po gjobit në mënyrë abuzive makinat nga Kosova duke u marrë nga 61 euro nën pretendimin e tejkalimit të shpejtësisë.

Denoncimi:

?Pershendetje Z.Berisha siç po e shihni edhe ne foto sot gjate rrugetimit tonë per ne Tiranë, policia rrugore e Shqiperis na ndalë siç ndalë pothuajse qdo Kosovar qe mësyn Shqiperin dhe dënon-gjobit ( plaqkit ) 61Euro Cash per arsye tej-kalim shpejtësie gjë të cilen nuk arrin as vetë polici te ta deshmoj. Maltretimi nuk mbaron ketu, ata te ndalin patenten me mundsi ri-marrje vetem pas 3dite dhe nese unë si qytetar i Kosoves dua te vazhdoje rrugetimin time drejt Maqedonis ose Malit te Zi nuk mund pa patent shoferin te cilin me ka konfiskuar policia Shqiperis edhe pse e kame paguar Gjoben-Plaqkitjen?- akuzon qytetari dixhital i cili kësaj herë thotë se është nga Kosova.

Duket se e gjithë kjo situatë ka nxitur edhe keqardhjen e shqiptarëve të Kosovës ndërsa denocimi mbyllet me fjalët: ?Kjo është Mikëpritja vellazerore e Shtetit Shqiptar për në Kosovaret që duam ta kalojm një ditë në Shqipëri. Kjo nuk eshte asgje tjeter perveqëse TURP TURP TURP”.

Pas këtij denoncimi të rradhës ish kryeministri Berisha i bën  thirrje prokurorisë të vendosë para ligjit atë që ai i cilëson si ?banditët me unforme që plaçkisin me gjoba qytetarët!?.





Lajmet e fundit nga