web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dervishaj inspekton By-passin e Fierit/ Shpronësimet ende problem

14 Tetor 2016, 12:46, Aktualitet CNA

By-passi i Fierit do të jetë gati në pranverën e vitit 2017. Afati është përcaktuar nga ministri i Transportit Sokol Dervishaj pas inspektimit të punimeve. Dervishaj pohoi se projekti po ecën me ritme të përshpejtuara për të kompensuar vonesat nga ndërpreja e punimeve gjatë verës. Ai sqaroi se problemet janë zgjidhur dhe puna vijon normalisht.

“Kemi besimin e madh që ky projekt do të përfundojë në pranverën e ardhshme. Ka pasur problematika, por ajo që është esenciale është e rëndësishme për tu theksuar që këto problematika janë tejkaluar. Ky është një projekt nuk realizohet me para buxheti por me para donatorësh”, u shpreh ministri.

Dervishaj pohoi se do i jepet zgjidhje dhe shqetësimit të banorëve të zonës për çështjen e shpronësimit.

Kemi probleme të pazgjidhura ende për shkak të shpronësimeve të papaguara për banorët e zonës, disa prej të cilëve i takova dhe dua ti garantoj që do bëjmë maksimumin që ata të marrin të drejtën e tyre. Buxheti i shtetit ka pasur vështirësite e tij”, shtoi ministri i Transporteve.

By-pass i Fierit u ndërpre për disa muaj si pasojë e protestës së nënkontraktorëve që pretendonin se nuk ishin paguar prej muajsh nga firma italiane kontraktore. /Citynews





Lajmet e fundit nga