web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA ka dijeni për kanabisin dhe implikimin e Ramës e Tahirit - nga Kastriot Islami

14 Tetor 2016, 12:08, Aktualitet CNA

Pyetjes përse hesht SHBA lidhur me kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri i jep përgjigje eksperti amerikan i çështjeve të sigurisë Bill Coëan. Madje ai shkon edhe më tej duke treguar se janë Rama, Tahiri dhe familjarët e tyre që kanë shndërruar Shqipërinë në një strehë të drogës, në vendin e parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe tranzitimin e drogave të forta.

Ky ekspert i çështjeve të sigurisë, pasi evokon rrezikun e kthimit të Shqipërinë në hallkën më të dobët të NATO pikërisht për shkak të kultivimit të kanabisit jep edhe kohën e mënyrën e ?zgjidhjes amerikane? për të mos lejuar Shqipërinë të destabilizohet apo të kthehet në një terren ku simpatizantët e ISIS pasurohen dhe veprojnë me fitimet nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri. SHBA do të veprojë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale duke i kërkuar Kongresit amerikan të kryejë një hetim ndërkombëtar për lidhjet e politikanëve të lartë me krimin, korrupsionin dhe kultivimin e kanabisit.

Tanimë eksperti amerikan i ?armatosur? me te gjithë informacionet publike, konfidenciale dhe eventualisht inteligjente ka bërë një analizë të plotë, të thellë dhe të gjithëanëshme të dukurisë së kultivimit të kanabisit në Shqipëri, një analizë realiste, e cila ndodhet mbi tavolinat e politikë-bërësve dhe vendimmarrësve amerikanë, të publikut amerikan por edhe atyre europiane, e natyrisht tanimë është e nevojshme që ky ?ndriçim? të arrijë edhe vendimmarrësit e publikun shqiptar?

Momentet kryesore të analizës së ekspertit amerikan Bill Cowan (http://bloomberg.com /research/stocks/private/person.asp?personId=39422786&privcapId=102612) jepen më poshtë në formën e një ?interviste? pyetje-përgjigje ku pyetjet janë të publikut shqiptar kurse përgjigjet janë marrë ekzaktësisht nga analiza e ekspertit amerikan (http://thehill.com/blogs/pundits-blog/international-affairs/300392-albania-drug-haven-is-a-nato-challenge-for-next)

Pyetje 1: A kanë dijeni në SHBA për kultivimin e kanabisit në Shqipëri?  Kur do të merret seriozisht SHBA me cështjen e kultivimin e kanabisit në Shqipëri?

Përgjigja e ekspertit: Në Uashington, kohët e fundit kthimi i Shqipërisë në një strehë droge, ka qenë jashtë fokusit së politikës por është evidente se ka nevojë për vëmendje të menjëhershme. Menjëherë pas zgjedhjes se Presidentit në SHBA?

Pyetje 2: Përse kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një çështje kaq e mprehtë për SHBA?

Përgjigja e ekspertit: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të tolerohet që ajo të kthehet një hallkë të dobët dhe e destabilizuar e aleancës. Dhe kjo për shkakun se Shqipëria është shndërruar në një Meksikë dhe Kolumbi në Ballkan.

Pyetje 3: Vetëm SHBA ka dijeni për kultivimin e kanabisit në Shqipëri apo edhe vendet e tjera? Përveç kultivimit të kanabisit, çfarë informacionesh ekzistojnë për trafikimin e drogave të tjera?

Përgjigja e ekspertit: Këto dhe të tjera raporte, e përcaktojnë Shqipërinë jo vetëm si një prodhues të madh të drogërave të paligjshme, por edhe si vend tranzit të drogës që vjen nga Azia dhe më pas kalon në të gjithë Evropën.

Pyetje 4: Çfarë shqetësimesh krijon kultivimi i marijuanës në Shqipëri dhe tranzimi i drogave te forta përmes Shqipërisë për vendet e tjera?

Përgjigja e ekspertit: Shqipëria është kthyer në një bazë nga e cila grupet kriminale kontrabandojnë heroinë, kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme në pjesën tjetër të Evropës. Ky informacion vjen nga  Agjencia e Drogave të Evropës.

Pyetje 5: Është kjo një dukuri lidhet me veprimet e qytetarëve për shkak të varfërisë apo prapa kësaj dukurie fshihen politikanët dhe drejtuesit e shtetit? Më konkretisht, a janë implikuar shteti dhe drejtuesit e tij të lartë në këtë kultivimin e kanabisit dhe tranzitimin e drogave të forta?

Përgjigja e ekspertit: Disa raporte lidhin Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me familjarë të tyre të angazhuar fuqishëm në biznesin e drogës.

Pyetje 6: Cili është për momentin rreziku më i madh që shqetëson në këtë rast perëndimin?

Përgjigja e ekspertit: Mediat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar se simpatizantë të ISIS kanë marrë kontrollin e plantacioneve të kanabisit në Shqipëri.

Pyetje 7: Çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë se shumë qytetarë mendojnë se përderisa përendemi hesht ata mund të vazhdojnë të jetojnë më fitimet që mund të nxjerrin nga kultivimi i marijuanës aq më tepër që kanë edhe mbrojtjen e policisë, të Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit?

Përgjigja e ekspertit: Korrupsioni mund të jetë shkaktar që udhëheqësit e lartë të qeverisë mbyllin njërin sy për tregtinë e drogës, duke bërë që i gjithë sistemi i sigurisë dhe i zbatimit të ligjit në Shqipëri të rrezikohet.

Pyetje 8: Çfarë rreziqesh i kanosen vendeve të NATO e BE nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri?

Përgjigja e ekspertit: Në një kohë që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është i rëndësishëm, transformimi i saj në një strehë droge është i papranueshëm. Lidhjet e drogës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për sigurinë afatgjatë të partnerëve tanë evropianë.

Pyetje 9: Çfarë mund të bënte SHBA në këtë rast? Apo heshtja do të ishte zgjidhja e artë?

Përgjigja e ekspertit: Veprimi i SHBA do të nisë pas zgjedhjes së presidetit në SHBA dhe kjo do të jetë një nga sfidat e presidentit të ardhshëm. Kongresi dhe autoritetet amerikane  të zbatimit të ligjit duhet të shikojnë më thellë në këtë mjedis të rrezikshëm, duke përfshirë një hetim ndërkombëtar të zyrtarëve të lartë të Qeverisë Shqiptare të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe veprimtaritë terroriste.

Në tre vite Edi Rama ia ka dalë të kriminalizojë shtetin të kanabizojë Shqipërinë, të rrisë papunësinë, dhe të përqendrojnë në duart e një grushti njerëzish të lidhur me tenderat dhe koncesionet, pasuritë publike të qytetarëve. Kjo u theksua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Gramsh. Zoti Basha tha se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar nga korrupsioni dhe arbitrariteti. I vetmi biznes që lulëzon është ai i hashashit.  Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve, Edi Rama po përpiqet të asgjësoje zgjedhjet e lira dhe të ndershm?e, theksoi kreu i demokratëve, sepse zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane fundi i pushtetit te Edi Ramës.

?Në këtë realitet  të keqqeverisjes së gjithanshme të përkeqësimit që shënon çdo fushë të jetës,  Edi Rama ka prezantuar edhe një gjëmë të madhe për shqiptarët, kriminalizimin e shtetit  që i ka hapur rrugë drogës së mbjellë anembanë, drogimit të Shqipërisë. E ka bërë me ndërgjegje të plotë. Edi Rama e ka ditur. E ka bashkë planifikuar me kriminelët që ka vënë në çdo strukturë shtetërore, se kriminalizimi i shtetit do të çonte në kanabizimin e Shqipërisë.

E ka ditur dhe prandaj se ka vënë ujin në zjarr sepse për të paratë dhe pushteti është gjithçka që kanë rëndësi. Sepse për të, punë e madhe se ka papunësi, shkoni në emigracion ju tha kuksianëve para një viti, punë e madhe se ka varfëri. Po pate varfëri eja skllav në fermën e drogës së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Përmes krimit, korrupsionit dhe varfërimit të shqiptarëve mendon se e ka ulur dhe më tej çmimin e votës  dhe se me pare e korrupsionit dhe me kërcënimin e krimit do t?ia dalë të asgjësojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.?

Ndërkohë që pas tre vitesh qeverisje Edi Rama nuk ka asnjë bilanc për të treguar shfaqet me arrogancë para fermerëve që i varfëroi dhe shkatërroi me keqqeverisjen e tij dhe u thotë merrni kredi. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Nëpër spitale mungojnë medikamentet kryesore, nuk ka mjek për tu ardhur në ndihmë pacientëve, ndërkohë që 1 milionë euro në muaj i merr Vilma Nushi për chek-up -in. Kurrë më parë nuk kemi patur një qeveri të tillë plaçkitëse që i merr shumicës gjithçka për t?ia dhënë pakicës, theksoi lideri i opozitës Lulzim Basha.

?Tre vite qeverisje fermerët kanë parë vetëm varfërim dhe shkatërrim. Tre vite qeverisje dhe nuk ka dhënë një kokërr leku subvencion dhe tani në fund fare iu thotë merrni kredi nëpër banka. Po tani që ka përmbytje çfarë do t?ju thotë, merrni kredi që të pastroni kanalet? Investimet për bujqësinë janë në nivelin më të ulët në 20 vite sepse investimet në tërësi nuk shkojnë aty ku ka nevojë qytetari po aty ku Edi Rama mund t?i grabisë më kollaj. Në qoftë se Edi Rama do të kishte prioritet investimet që ndihmojnë qytetarët nuk do të kishte viktima në Kurbin.

Muaj për muaj 1 milionë euro nga paratë tona i merr Vilma Nushi për koncesionin famëkeq të check-up-it ndërkohë nënat shtatzëna vdesin materniteteve sepse maternitetet dhe spitalet tona nuk kanë lekë të mbajnë kardiolog roje. Kurrë më parë nuk kemi patur një qeveri të tillë plaçkitëse që i merr shumicës gjithçka për t?ia dhënë pakicës.? /SYRI.net





Lajmet e fundit nga