web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si keqpërdoren paratë e shqiptarëve/ Ja ku qëndron gjeneratori i Ministrisë së Brendshme (FOTO)

14 Tetor 2016, 12:41, Aktualitet CNA

Vetëm disa javë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri inauguruan me shumë zhurmë godinën e rikonstruktuar të Ministrisë së Brendshme. Një investim disa miliona eurosh që nuk mund të kalohej lehtë nga kreu i qeverisë dhe ministri i tij ndaj dhe qëndruan për shumë minuta Live në të gjitha televizionet.

1.6 milionë euro janë marrë nga buxheti i shtetit, domethënë nga paratë tona, për ta rregulluar godinën ku qëndron Tahiri dhe pasardhësit e tij në detyrë, por sipas pamjeve që sjell Citynews, godina nuk është aq e bukur në të gjitha krahët sa na i servirën atë ditë.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, qeveria e cila shpenzoi plot 1,6 milionë euro nuk e gjeti mundësinë ti jepte një vend më të hijshëm këtij gjeneratori të madh, që jo vetëm pengon kalimin e qytetarëve, por shëmton edhe godinën.

Jo kaq kërrnac o Edi, edhe ti Saimir… /Citynews

 





Lajmet e fundit nga