web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetingu dhe udhëzimi i ILDKP-së/ Nis verifikimi i pasurive të gjyqtarëve

11 Tetor 2016, 08:04, Aktualitet CNA

Një udhëzim i ILDKP-së është hapi i parë për të bërë realitet nisjen e zbatimit të ligji të Vetingut. Udhëzimi për verifikimin e pasurive të gjyqtarëve është publikuar dje nga ILDKP. Përmes një formulari do të bëhet rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Afati për plotësimin e formularit sipas të përditshmes ?Sot? është 1 muaj, në rast të kundërt ata do të gjobiten.  Udhëzimi ka të bëjë me rregullat dhe plotësimin e deklaratës së pasurisë si dhe dokumenteve që justifikojnë vërtetësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

Gjyqtarët dhe prokurorët do të duhet të deklarojnë çdo llogari bankare , çdo shtëpi banesë pronë, apo të ardhur. ?Deklarata duhet të shoqërohet me certifikatën personale dhe certifikatën familjare të subjektit të rivlerësimit, e cila duhet të jetë lëshuar brenda 3 muajve të fundit. Bashkëlidhur, subjekti i rivlerësimit duhet të dorëzojë fotokopje të letrës së njoftimit (kartës së identitetit) për vete, bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en, fëmijët në moshë madhore dhe çdo person, sipas certifikatës familjare?, thuhet në udhëzim.

Po ashtu ata janë të detyruar të deklarojnë çdo llogari bankare apo pronë që ata kanë jashtë vendit. ?Nëse subjekti i rivlerësimit dhe/ose personat e lidhur me të kanë pasuri jashtë territorit të republikës së Shqipërisë duhet të paraqesin deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhant e fundit mbi rregjistrimin e pasurisë si dhe dokumente të tjerë që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë vendit?, shkruhet në udhëzim.

Sipas udhëzimit të ILDKP, edhe pasuritë e paluajtshme të dhëna me qera apo të marra me qera duhet të deklarohen, të shoqëruar me kontratën e qirasë të lidhur para noterit. Në rast të marrjes me qera duhet dhe dokumenti i pronësisë së pronarit. E njëjta gjë vlen dhe për çdo lloj objekti të dhuruar.

Çdo lloj e ardhur e gjyqtarëve dhe e prokurorëve duhet që të deklarohet, e shoqëruar gjithmonë me dokumentin përkatës. Sipas tij, deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhurave nga emigracioni prej subjektit dhe/ose personave të lidhur, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor nga vendi i punës, qyteti dhe shteti përkatës, për periudhën e deklarimit, si dhe mënyrën e kalimit të këtyre mjeteve monetare brenda territorit të Shqipërisë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga