Kapet tjetër gomone në Vlorë
Gjatë një operacioni të kordinuar midis Policisë Kufitare dh...
Çili djaloshi nga Labinoti me emër të ndryshuar sot ka vazhduar debatet mediatike. UET duket të jetë skandal me rregjistrimet, atij i duhet në afat i tretë rregjistrimesh, për këtë ai çfarë nuk po bën. Po e thotë publikisht: ?Rama është shpresa?. Sulmon kolegët gazetarë, bën si politilog dhe intelektual, flet si biznesmen dhe kapitalist. Në fakt është një palo pazarxhi, nuk u bë kurrë as gazetaruc, ka mangësi të thelluara intelektuale, si biznesmen dhe kapitalist flasin borxhet ku është zhytur.
Këto le të shërbejnë si hyrje për shkrimin e tij të sotëm ku ai duke sulmuar Andi Bushatin thotë se kolegu i tij Bushati spekulon.
?Dy shkrimet me të cilat Bushati spekulon, jo vetëm nuk janë ashtu, por edhe sikur të ishin Bushati nuk mund t?i kuptojë sepse janë shkrime profesioniste të shkencave politike kundrejt opinioneve të një amatori, sikurse zoti Bushati është në fushën e analizës. Edhe pse do t?i haja hakun po të mos i jepja meritën e të qenit profesionist si redaktor.
Pra, ky është një shkrim prej politologu dhe mund të gjejmë sa të duash shembuj ku analiza e shkencave politike çon pikërisht në këtë përfundim; pra mandati i parë sjell të dytin dhe cikli i qeverive është kryesisht dy-mandatësh. (Edhe pse mund të ketë dhe përjashtime për shkak të krizave.) Pra, kjo është analiza prej profesionisti kundrejt këndvështrimit amator që kryesisht na ofron Bushati në shkrimet e tij. Por jo vetëm amator, por dhe dogmatik punist, madje dhe moralist pa meritë?, shkruan Çili.
Çili nuk lë rast pa i thurur lavde kryeministrit Rama. Ai e quan kreun e qeverisë, shpresa për të hyrë në sistemin e kohës: ?Rama është shpresa të na futë më në fund në sistemin e kohës, edhe pse ai ka nevojë të flakë me guxim ende mbijetesa të së majtës së vjetër: taksën progresive, shëndetësinë falas apo etatizmin si mentalitet të administratës së tij. Në këtë frymë duhet kuptuar dhe mbështetja e MAPO për ciklin reformist të vendit dhe për de- punistizimin e vendit. Edi Rama ka idetë më të avancuara dhe lidershipin për ta përmbyllur këtë cikël reformist?.
Nga ana tjetër politologu, i vetëquajtur i tillë, Çili, i lejon vetes fyerje tejet të rënda ndaj kolegut të tij Bushati, në vazhdën e debatit mediatik.
?Ka diçka që nuk shkon me shpatën moraliste që ka marrë Bushati te lapsi.al, që degjeneron shpeshherë në hale.al, siç shkruante një koleg, kundër njerëzve, kundër origjinës, pozitës, rrethanave të tyre dhe jo ideve të tyre, ose siç njihen ndryshe si sulme ad hominem dhe për këtë hale.al është shumë i dalluar, fshehur pas penave anonime pa asnjë lezet gazetaresk, 25 vjet pas një shtypi të lirë, të hapur dhe transparent?, shkruan Çili.
Më tej ai vijon duke shkruar në adresë të Bushatit të tjera sharje.
?Veçanërisht Bushati, manifeston në dalje publike një dogmatizëm dhe punizëm, i cili sheh personin, jo çfarë ai bën, dhe e kritikon si të tillë. Kritikon kapitalistin, liberalin, apo njeriun e ideve në funksionin se kush ai është dhe jo se çfarë ai thotë. Konsekuenca e dogmatikut, gati e dhunshme në kuptimin verbal të fjalës, sepse ka plot fyerje dhe etiketime, reflekton dogmatizmin që vjen prej amatorizmit. Kush di më shumë nuk ka asnjë arsye pse të jetë dogmatik, është i hapur ndaj ideve të reja dhe është i hapur për t?i gjykuar njerëzit sipas ideve që kanë apo asaj çfarë bëjnë jo sipas ngjyrës, origjinës, besimit etj? Kush është profesionist ka të paktën metodë edhe pse mund të ketë pak njohuri e kulturë. Me këtë të fundit nuk kam parasysh kulturën e jetesës, pasi Bushati njihet se jeton mirë, shumë mirë, falë pjesëmarrjes së tij aktive prej 20 e ca vjetësh në kapitalizmin shqiptar.
Por jo vetëm kaq. Janë dhe dy gjëra të tjera pikante: profili i tij prej dogmatisti punist plotësohet me të qenit anti-amerikan i shpallur?, shkruan Çili.
Në këtë linjë ai vazhdon në adresë të Andi Bushatit duke folur për përvojën e tij si gazetar.
?Po ashtu Andi Bushati më bën përshtypje të jashtëzakonshme sepse ai është gazetar me përvojë (një redaktor profesionist i shtypit të shkruar pra, por kaq) dhe i njeh mjaft mirë rrethanat dhe kontekstet e veprimit shqiptar, i njeh mjaft mirë personazhet e jetës publike, ndaj kalimi i Bushatit në pozitën e një moralisti pa meritë, është po ashtu një fenomen shqetësues. Andi Bushati duket sot sikur i kërkon llogari morale gjithkujt për gjëra që askush nuk ka të drejtë t?i kërkojë llogari tjetrit, përderisa nuk jemi në një shkelje të vërtetuar të ligjit. Po edhe sikur kjo të qe kështu, ai është pa kredencialet e duhura për të qenë një moralist publik që gjykon veprimit e lira të njerëzve apo qëllimet.
Andi Bushati, pjesë e sistemeve të rëndësishme mediatike, deri në nivel aksionesh në media, të cilat pasi i shfrytëzon i pështyn, siç është rasti i polemikave me ish-kolegët apo pronarët aktualë në Klan, pasi ka përfituar, është paguar, drekuar, aksionuar, shpërblyer nga të ardhurat e një sistemi, (të cilin gjej rastin ta vlerësoj si një nga dy arritjet kryesore të industrisë mediatike shqiptare, arritje ? bazë e kryemenaxherit Aleksandër Frangaj), i pështyn dhe i mallkon nga pozitat e një moralisti banal. Është tipike e asaj që dikur pati thënë avokat Ngjela për një kolegun tonë: ?ti asnjë biletë avioni nuk ke prerë me paratë e tua, vetëm me paratë e kapitalit, dhe gjithë ditën shan kapitalin?, nënvizon Çili.
Më tej Çili merret edhe me Bushatin si fenomen.
?Së treti, Bushati nuk është individ, është fenomen. Ligjërimi i tij demonstron një fenomen të ri në shoqërinë shqiptare: Në media është duke u proklamuar një rrymë e fuqishme kulturore-gazetareske e ekstremit të majtë, populizmi gjithfarësoj, që merr dhe shfrytëzon çdo ngërç, problem, përmbytje, kazan plehrash, vrasje, goditje, aksident etj?e merr dhe e kthen këtë në problem të sistemit kapitalist. Po ngjizet një racë që kërkon burgosjen e sipërmarrësve, shpronësimin, prishjen e kontratave etj. Shkurt fundin e kapitalizmit duke pasur në kokë një revolucion bolshevik, duke pritur një Cipras apo një Corbyn. Kjo racë në dukje anti-establishment në fakt është anti-liri, fatkeqësisht pa moralin e duhur sepse është pjesë e rëndësishme e sistemit, ka punuar në kompani që akuzon për përfitime publike, për kontrabandë, për koncesione e kështu me radhë. Kjo racë është dyfish e keqe. Është një racë që kontribuon në jetën publike kundër zhvillimit, kundër lirisë dhe kapitalizmit, por mbi të gjitha është një racë e pamoralshme, sepse siç e thashë më sipër shfrytëzon gjatë gjithë kohës mjetet dhe mundësitë e kapitalizmit për ta luftuar atë. Andi Bushati përfaqëson një prej tyre.
Si amator dhe i paditur realisht në asnjë specialitet të jetës publike, ai i turret çdo qëndrimi që i teket, pa pasur asnjë referencë në raport me atë se kjo ide është e mirë apo e keqe. Si një dogmatik dhe si një njeri që lufton kategori personash, emrash dhe institucionesh, ai godet me një pretendim prej një moralisti qesharak, këdo, si emër, si mbiemër, duke gjykuar mbi kategori fikse?, shkruan analisti Çili.
Në shkrimin e tij të ashpër e sulmues ndaj Bushatit, Çili nuk kursen edhe sulmet ndaj portalit online lapsi.al ku Bushati publikon shkrimet e tij.
?Dhe së fundi, kjo më së shumti pa rregullat më minimale të etikës, me shkrime pa emër, në një faqe online që përditë vjedh shkrime, karikatura, fotografi etj. Që meqë ra fjala, këtij mosrespekti të drejtash, duhet një orë e më parë t?i japim fund të gjitha portalet apo gazetat tona, përfshi dhe MAPO përmes një iniciative që do të ndërmarrim shpejt edhe me portale të tjera. Dhe e fundit: nuk dihet se sa, (shpresoj të mos jetë e vërtetë) transparente është me taksat progresive apo legalitetin e veprimeve juridiko-fiskale, karriera dhe entet ku punon apo është aksioner Andi Bushati?, shkruan Çili. /Citynews.al
Gjatë një operacioni të kordinuar midis Policisë Kufitare dh...
Gjatë një prononcimi për mediat pas votimit të ndodhur ditë...
Mediat në mënyrë të vazhdueshme kanë raportuar informacionet...
Kryeministri Edi Rama ishte në Korçë, ai e gjeti të udhës të...
CEL bëhet pronarja e re e aeroportiti “Nënë Tereza”, i cili...
Nje grush pseudo ambjentalistesh dhe disa kalemxhinj, prej d...
Mafia e vjetër siciliane, sidomos pas goditjes shpartalluese...
Një operacion i Policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanza it...
Pjesë nga intervista e zbardhur e Skënder Zogut, djalit të v...
Rubrika “Pjeshkat e Rilindjes” po korr një sukses të vazhdue...
Një 16 vjeçare është arrestuar në flagrancë ndërsa një 23 vj...
Kryeministri Edi Rama në një takim me ricikluesit e mbetjeve...
Në vijim ndodhen pamjet e momentit të arrestimit të vrasësit...
Presidenti, Bujar Nishani, do të zhvillojë sot një takim me ...
Prefekti, si përfaqësues i këshillit të ministrave do të ket...
Policia e Shkodrës ka arrestuar vrasësin e 47 vjeçarit që u ...
Ligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë u sh...
Megjithëse janë munduar t’a fshehin për t’ja hedhur kontroll...
Policia e Kukësit ka vënë nën arrest 2 persona për trafikim ...
Nëse një nga shtetet anëtare të NATO do të sulmohet, Shqipër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...