Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Partia Demokratike ka humbur një tjetër shanc në parlamet për të sinkronizuar interesin e saj me atë të publikut.
Të gjithë ata demokratë reformatorë, apo ata qytetarë të çoroditur në kërkim të një fije të vogël shprese, që u ngazëllyen sadopak nga falja e mefshtë që kërkoi Lulzim Basha, janë ndjerë të zhgënjyer.
Nëse kryetari i PD-së paranoi gabimin e vitit 2011, kur qeveria Berisha i hapi rrugë importit masiv të plehrave në Shqipëri, nëse ai ngjalli një rreze të vogël besimi se mund të shohë me sy kritik nga e shkuara, çudia zgjati fare pak.
Besimndezurit kanë marrë një dush me ujë të ftohtë kur kanë parë gjëmimin proliks të Sali Berishës në sallën e kuvendit.
Të gjithë ata e kanë vështirë ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: pse edhe sot në kuvend, rolin e korifeut, PD-ja ia besoi Sali Berishës, njeriut të zhytur deri në fyt në aferën e plahrave? A nuk kishte ajo një figurë më të re dhe më ta papërlyer që të mishëronte linjën e ndjesës së kryetarit dhe jo atë të pandjeshmërisë së liderit?
Qoftë po të donte edhe duke gënjyer, qoftë po të donte edhe vetëm taktikisht, opozita mund të kishte folur në parlament me gojën e një njeriu të pastër, me atë të një deputeti të ri, që nuk kish ngritur kartonin në vitin 2011, me atë të një të zgjedhuri që nuk ishte pjesë e mëkatit. Ajo mund të qe prezantuar me një figurë që nuk simbolizonte historinë e kësaj partie që është tallur me importin e plehrave më keq se Edi Rama, duke e kundërshtuar fort në opozitë (2004-ën) dhe duke i shqyer dyert kur u rikthye në pushtet, 7 vite më pas.
Por, asgjë e tillë nuk ndodhi.
PD-ja humbi një tjetër rast duke vërtetuar, fatkeqësisht, se nuk ka propozim alternativ përpos Berishës, se ai është edhe shiu edhe dielli, edhe e mira edhe e keqja, edhe pushtetari edhe opozitari edhe plehraxhiu edhe pastruesi.
Edhe kësaj here për tu përleshur me një Edi Ramë të përdhosur, të dërrmuar nga gënjeshtrat e veta, të shndërruar në lolo nga piruetat e panumërta, të vulosur si hajdut nga etiketimet që kishte bërë vetë, doli prapë ai, i njëjti, i pavdekshmi, i vetmi.
Natyrisht të gjithë që kanë ndjekur parlamentin e kanë pasur të lehtë të kuptojnë se nuk kishte kamardare më të madhe shpëtimi, për kryeministrin e kapur në flagrancë, sesa ti nxirrje përpara Berishën. Në vend që të përgjigjej për mashtrimet e veta, për talljen me votuesit, për përqeshjen e vendimin e parë të qeverisë rilindase, për Ramën qe një luks që të ballafaqohej me kundërshtarin e plakur nga mëkatet, me atë që kish lënë malin e plehrave në Elbasan dhe që i kishte hapur me firmën e tij rrugën e djegjes dhe groposjes së tyre në këtë vend.
Por, këtu problemi nuk është tek ata që parlamentin e shohin nga ekrani. As tek militantët mjedisorë apo qytetarët e thjeshtë që i tremben sëmundjeve që kërcënojnë jetën e fëmijëve të tyre.
Ata i njohin mirë fajtorët.
Prandaj, të gjithë pezmin e tyre prej të papërfaqsuarish ata e kanë treguar duke shkruar emarat e deputetëve mbi kazanët e plehrave, të gjithë imagjinatën e tyre ata e kanë shprehur me postrat satirikë në instagram, të gjithë mllefin e tyre e kanë derdhur me statuse në Facebook.
Ndoshta edhe zemërimin e tyre do të dinë ta derdhin në protesta, të zhgënjyer dhe të lodhur nga kjo kastë politikanësh, që në pushtet janë aleatë me plehrat, me interesat e mafies dhe me zarfat që shpërndan ajo, ndërsa kur kthehen në opozitë bëjnë të penduarin.
Këtu problemi është tek PD-ja që edhe pasi ka zbritur nga kali spo di të luajë as rolin e të penduarit.
Edhe në këtë debat, kur e pati në dorë dhe gurin dhe arën, pasi Basha guxoi të shfaqte shenja reflektimi dhe dha sinjale se më ne fund po e kuptonte dënimin plebishitar që i bënë shqiptarët tre vite më parë, PD u njësua sërish me imazhin e Berishës.
Duke humbur kështu një shanc të rrallë për veten .
Por, mbi të gjitha duke i dhënë mundësinë Edi Ramës, të na predikojë ne, pas dhjetra e dhjetra mashrtimesh, se megjithëatë, ka edhe më keq se ai.(Lapsi.al)
Drejtoresha e Saimir Tahirit, Zhanina Dapi çon në gjykatën p...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ...
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
OSHEE ka finalizuar një projekt më rëndësi për 20 mijë banor...
Don Vito Korleone, ikona e MAFIA-s kur ndihmonte njerëz të n...
Sot u asgjësuan 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike ...
Ne, një grup njerëzish me përvojë të gjatë politike në funks...
I zhytur në avujt e drogës dhe në duhmën e plehrave, për të ...
Mundësia e ushtrimit të votës nga emigrantët është një propo...
Një tren pasagjerësh ndërsa është përplasur në një stacion h...
Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor....
Deputeti i opozitës Florian Mima ka debatuar me deputetin Er...
Makina me të cilën u aksidentua 27-vjeçari shqiptar, Arsen G...
Deputeti Erjon Braçe i kërkon emrat e mafiozëve ish-kryemini...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se q...
Nëse dëgjon apo edhe lexon me kujdes atë çfarë shpërndahet n...
Diferencimi i mbetjeve që në burim do të nisë me instalimin ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot...
Vizita dhe takimi i deputetit Spartak Braho me të dënuarin n...
Raportohet përplasja e dy mjeteve në rrugën e kombit, në Mil...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...