web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rilindja e Moisiut për plehtrat, si qokë halli në maternitet/ Nga Basir Çollaku

29 Shtator 2016, 15:27, Aktualitet CNA

Don Vito Korleone, ikona e MAFIA-s kur ndihmonte njerëz të ndryshëm, u bëntë ndonjë nder, për tu liruar lakun e halleve, nuk u kërkonte asnjëherë para. Fundja paratë atij nuk i mungonin kurrë. Por ju thoshte ndërbërësve të tij, kur të kem nevojë për ndihmën tuaj, duhet të jeni gatit të ma jepni atë..Shëmtuar më erdhi ndër mend kjo situatë përdorje, teksa dëgjoja angazhimin në dukje serioz të ish-presidentit Alfred Moisiu, por në përmbajtje, qokë halli nga metrniteti, në këtë stinë plehrash dhe droge. “Atëherë do shtrihesha edhe unë para kamionëve që do sillnin mbetjet thotë ish-presidenti”, duke qenë dhe firmëtar i parë më vonë në një ngjarje të përsëritur per import plehrash, por tani kanë ndryshuar gjërat, mjetet, duhet të besojmë te institucionet, se pse këta janë lëndë e parë e dorës së dytë..një mori leksikore e ish kreut të shtetit për ti dhënë një dorë Edi Ramës, si bamirësi i rradhës ndaj tij në sikletet që se lënë të qetë zotin Moisiu. Mjaltë me të majtët e piper me të djathtët, kjo është pasaporta politike e zotit Moisiu, pavarësisht gjenezës së propozimit e marrjes së mandatit të kreut të shtetit, apo të shkuarës së trazuar të familjes së tij, nga kohët e të atit, gjeneralit Spiro Moisiu. Nxitimi i Kryeministrit për të lajmëruar popullin se foli ai, Moisiu, pro importit të plehrave, duke krahasuar dhe me izolimin nëse nuk veprojmë, se kështu nuk bëjmë shtet, ishin një gjetje alla Fuga, që nuk ngjit mes asnjë lloj ataku. Edi Rama vrapoi për të lajmëruar në faqen e tij në fb, se “Presidenti Moisiu, një personalitet i gjithërespektuar, që ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër importit të plehrave; e ka kundërshtuar ligjin që lejonte importin e plehrave në 2004 dhe 2012, njëherë si president i Republikës dhe më pas si mbështetës i shoqërisë civile, ka firmosur kërkesën e atëhershme për referendum për anullimin e ligjit dhe sot mbështet ligjin e ri, pikërisht sepse ligji i ri përjashton kategorikisht importin e plehrave dhe ishërben një Shqipërie më të pastër..”. por shtetdashësi Moisiu, nuk ka qenë gjithnjë baba i kombit në dëshirat e tij, por ka shfaqur episode shumë të diskutueshme, duke lënë shtegun hapur, se shpeshherë, tekstet dhe firmat kanë qenë të tijat vetëm teorikisht, por jo praktikisht. Thjesht ka heshtur e pranuar. Pas aksidentit tragjik që solli humbjen e të birit në mars 2004, një ngjarje plot mistere dhe të pazbardhura në detaje asnjëherë, presidenti, njohu luhatjet e tij, në vendimmarrje, por qartësisht ka qenë në anën e të majtëve në mënyrë konstante, ndaj dhe rilindja e tij aktuale, nuk vjen si surprizë. Ndër dekretet e tij, të fort diskutuara për falje të dënuarish, pavarësisht atributin që i njeh ligji, zoti Moisiu, nuk ka mundur të sjellë bindje në gjykimet e mëvonshme, për flajen e të dënuarve me shumë vite për vrasje, palgosje dhe trafik droge. Razip Mahmutaj, “Gatja” i fmashëm, ende personazh sherri në Kuvend, për akuza për drogën, canabis, etj, ai që Rama ka simbol të akuzave ndaj opozitës, është një ndër firmafaljet e Moisiut, të 20 viteve burg,nga 22 që ishte dënuar, me Dekret Nr 4953 Datë 04-07-2006, që zhurmoi, habiti, qetësoi dhe trukoi urtinë e tij dhe pastërtinë e institucionit. Edi Rama është dakort që në një fjali ta qortojë e akuzojë Gaten, në fjalin tjetër të hyjnizojë falësin e tij, Gatja akuzohej për plagosjen e një polici, kishte qëlluar me armë . Po me një Dekret për falje dënimi nr. 5127, presidenti Moisiu fal 70 të dënuar, mes të cilëve Nik Mark Pyllën i dënuar me 10 vjet burg për vrasje të bërë në Londër. Sigurisht Presidenti nuk gjykohet kur fal, por komentohet se farë fal. Në këtë situatë nuk duhet lënë mënjanë edhe një siklet tjetër në hallet e Moissiut. Vetëm pak ditë më parë, një grua dhe foshnja e saj e sapolindur, vdesin në maternitetin ku drejtoreshë eshtë vajza e Presidentit Moisiu dhe akuzat e rënda të familjarëve, për një repart urgjencë të mbyllur, e jashtë funskionit, për mosdhënie ndihmë shëndetsore në kohën e duhur, janë objekt i punës së prokurorisë. Kjo nuk bart paqe aspak në familjen Moisiu. Kësisoji për të rifituar qetësinë apo garancinë, Rama është mjeshtër në përdorjen e halleve dhe gjendet momenti, mendimeve pro plehrave në Shqipëri. Presidenti Moisiu, është një figurë e konsideruar e fortë në qendrimet e tij, dhe ka njërëz të painformuar për detaje, që e dëgjojnë disi kureshtar deklaratën e tij. Kaq i duhet Ramës. Kaq bën Moisiu. Të tjerat i di Rama dhe Materniteti.





Lajmet e fundit nga