web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtatori; Fadi Mitrin, Zafar Ansar dhe..." afera" e Plehrave/ Nga Muharrem MEKO

27 Shtator 2016, 14:50, Aktualitet CNA

Ky muaji Shtator i sivjetem, disi i vecante nga paraardhesit e vet; solli ne vemendjen e shqiptareve, ngjarje qe pak a shume, tentuan te vënë ne lëvizje instiktin politik te shoqerise tone, te raskapitur e po kaq indiferente. Ne gati trecerek te kohes se tij, ne epiqender ishte zevendesimi i Shukriut , ku si perfundim, pretedenti i majte e fundosi keq perfaqesuesin e PD, por qe kjo e fundit, permes gojes se liderit te saj ” te shquar “, e karakterizoj rezultatin, si nje fitore me rreth 10.000,vota epersi…( ! )
Kurajo o popull, keshtu ndodh, kur ne krye ke edhe te tille, te marrë !
E pa u shuar mire jehona e kesaj “fitoreje ” per opoziten, plasi ” assi i rradhes”, per të – Fadi Mitrin ; biznesmeni libanezo-amerikan, i masakruar barbarisht, nga drejtesia e kalbur e ketij vendi ! Vecse fatekeqesine e ketij “te ziut “, opozita s’mund ta linte “te binte per toke “, por do ta rregjistronte si nje rast fatlume, ne hesap te vet, me “argumentin ” se ajo ngjarje, ishte nje sulm i qeverise Rama, ndaj biznesit te huaj !….Ne fakt, nje qeveri sado e keqe qe te jete, pavarsisht nga abuzimet e pashmangeshme, prej zyrtareve te rrangjeve te ndryshme, investimet dhe hapjen e vendeve te punes, ne c do rast, i ka prioritete te vetat, ndaj ne ttilla raste kemi te drejten e zotit te mendojme se, e keqia me e madhe, i ndodhi asaj – Qeverise !,…Shto ketu imazhin e keq qe te tille precedente, implementojne, ne boten e biznesit, sidomos tek ajo e huaj, anet me negative te shoqerise sone, deformojne te verteten dhe e paraqesin sigurine e vendit, zi e me zi. Si ne kete rast , kur opozita ne delir, gati sa nuk leshonte kushtrimin ; – biznesmene qe kini guxuar , ikni nje ore e me pare….Ju qe kini ndermend, te investoni; – larg, prej ketij vendi te mallkuar !
Per t’u habitur me kete shpirtin opozitar, shqiptar; nuk le kusur e rast, pa e nxire Shqiperine, a thua se ajo eshte prone e qeverive te rradhes e jo atdheu yne i perbashket ! Haron opozita e rradhes, se ne kohen e qeverisjes se vendit prej saj, jane shenuar ngjarje ndoshta akoma me te shemtuara, me eleminime fizike biznesmenesh, vendas e “terror ” verbal, ne forma nga me te shemtuarat, ndaj atyre, te huaj….
Ç’far u kujton emri, Zafar Ansar ?
Pakistanezi qe kerkoj te investonte ne fushen e enrgjetikes,rreth 100 milion EURO, qe per fatin e tij te mire, nuk iku nga Shqiperia me barela,…por per fatin e keq te Shqiperise; i tmeruar nga rryshfeti prej 5 %, qe ” bija e Montezumes “, i kerkonte, ne kembim te “firmes “… ! !
Te gjithe e pame ne ekranet tona, pakistanezi, lakonte emrin e saj dhe gjithte banditeve, qe paraqiteshin njeri pas tjetrit si “keshilltaret ” e oborit… Atehere ? – Ç’te te qajme me pare, o ish pushteti…
.
Por shtatori, s mund te ikte, pa shenuar edhe “finishin ” e ceshtjes aq te perfolur, ketu e shtate – tete viteve me pare; ndryshe – mbetjet ! Thene ne terminologjine rurale;- Plehrat !

Qofsha i gabuar, por perplasjet vend e pavend, perpara dyerve te parlamentit a brenda tij, me ngjajne thjeshte si kuisje per humbjet e shkaktuara, se sa sekelldi per ” gjemen ” ndaj “mjedisit ” dhe shendetit te shqiptareve ! Ç’ka ben, qe edhe nese vertete eshte dicka e keqe, serish shumica e shqiptareve te mendojne se meqenese kete shqetesim e ngre opozita; mund te jete dicka e mirë, per vet ata !
Natyrisht, duhej te ishte marre mendimi i specialisteve te fushe…, por te fushes e jo matrapazeve qe dalin nga konaket e SHQUP-it, per te protestuar, nen petkune “shoqerise civile “,…
Po pse jo edhe konsulence e huaj, mund te ishte kerkuar .
Argumentat, se vendet e Europes, ja heqin vetes “te keqen ” per te na demtuar ne, s qendrojne , perderisa ne keto vende , teknologjia e perpunimit te mbetjeve, egziston e zhvillohet !
Rama, u perpoq, te spjegonte avantazhet e ketij ligji, perpara opinionit vendas, ç’ka ishte vertete dicka pozitive, por mund te ishte bere edhe me bindes, mendoj une, nese me kete rast, do te kishte bere edhe nje gjest tjeter civil ; ” kerkim ndjese ” opozites se sotme, per pengesen dhe vonesen, permes kundershtise se tij, kur ish qeverija Berisha e paraqiti ate projekt , nderkohe qe perfitimet e ketij investimi, permes kapjes se njerzve me pune, jane shume here me te medh, se sa ” humbjet ” e matrapazeve te opozites, e per llogarite e tyre !

Padyshim qe humbasim dicka, nga ” virgjeria ” e ambjentit tone te perbashket, vecanrisht atje ku eshte instaluar kjo industri, por jemi te detyruar – ne nuk jemi pjese e vendeve te zhvilluara deri ne ate stad , sa per hir te ruajtjes se ketyre standarteve, te kerkojme qiqra ne hell !
Te renda, te papranueshme , jane padyshim rastet Fadri Mitin, por te neveriteshme jane ato Zafar Ansar, rryshfetet, tarafet e nepotizmat e shoqerise sone ; sa e besueshme do te ishte opozita jone, sikur ta orjentonte tehun e shigjetes se saj,mbi keto fenomene te shemtuara… Natyrisht duke e shoqeruar edhe me alternativa per evitimin e tyre – punesimin dhe permiresimin e jetes se shqiptareve, kthimin e atyre qe kane ikur larg ne emigracion dhe ndaljen e vrullit te atyre mijra te rrinjve, qe kerkojne te ikin nga syte kembet, ne kushtet e mungeses se perspektives, per nje vend pune.





Lajmet e fundit nga