web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria nuk vuan nga radikalizmi fetar, por nga ai politik

23 Shtator 2016, 08:35, Aktualitet CNA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të KE që po mbahet në Tiranë tha Shqipëria është vendi model për bashkëjetesën fetare dhe nuk ka patur asnjëherë problem me radikalizmin. Meta tha se në këtë shembull duhet bashkejetesa fetare duhet të zbusim dhe mjedisin politik.

?Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizimin fetar. Por për fat të keq kemi pasur dhe ende kemi disa probleme me radikalizimin politik. Ndaj toleranca dhe bashkejetesa mes të ndryshmëve në besim dhe politikë është një sfidë. Sfidën e parë e kemi fituar dhe bazuar tek ajo besojmë se do ta fitojmë dhe sfidën e dytë. Ekstremet dhe radikalizimi i çfarëdo lloj aspekti është mjaft i rëndësishëm.Këtë e dëshmojnë zhvillimet e fundit në botë dhe rajon. Për ta fituar këtë, bashkëjetesa është sfida jonë në të gjitha drejtimet?, theksoi Meta.

Duke u ndalur në bashkëjetesën fetare, Meta tha se Shqipëria është një shembull për Ballkanin e luftrave, ndër to dhe fetare. Ai shtoi se rreziku është evident që konflikte të tilla të përsëriten, nëse nuk e luftojmë çdo ditë këtë trashëgimi. Çelësin e ndarjes nga e kaluara ai e sheh tek BE.

?Ballkani është modeli i djeshëm i përplasjeve dhe luftrave edhe me sfond fetar.Ndaj trashëgimisë së saj të rëndë duhet të luftojmë çdo ditë. Ekzistojnë ende rreziqet që ajo të ripërsëritet nëse harrojmë, kryesisht nga politikanë që armatosen me urrejtje kur bëjnë sikur flasin për paqe, që i takojnë të shkuarës dhe nuk mund të flasin për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.Projekti i BE që vendet e rajonit tonë kanë përqafuar, hyrja në këtë klub demokracie si të ndryshëm por të barabartë është çlirimi përfundimtar nga e shkuara dhe një fillim i ri historik për të ardhmen e rajonit tonë. Në Shqipëri kemi ende shumë sfida. Të qënit një vend i varfër dhe me probleme ekonomike është sfidë që ne duhet dhe do ta përballojmë?, tha Meta.

Kreu i Kuvendit solli për të pranishmit edhe njëherë vlerat e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, duke nënvizuar se në Shqipëri pyetja ?çfare besimi ke? është inekzistente?.

?Është e rrallë të gjesh në qendër të kryeqytetit faltoret e tre besimeve të ndryshme fetare aq pranë njëra-tjetrës,vetëm disa qindra metra larg ju do të shihni katedralen katolike, katedralen ortodokse dhe në ndërtim e sipër dhe xhaminë myslimane. Diku më tej dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Tingujt e këmbanave por dhe thirrjet e ezanit në të njëjtën kohë dhe në njëjtin vend janë gjë normale në të gjithë Shqipërinë si në veri dhe jug. Në këtë drejtim Tirana është Jeruzalemi, toka ku duket se është shpikur historia. Por ndryshe nga Jeruzalemi, këtu gjithnjë fjalën e ka paqja, bashkëjetesa dhe pranimi i barabartë i të ndryshmit. Në Shqipëri është shumë e rrallë pyetja nëse beson dhe çfarë besimi fetar ke. Në Shqipëri është shumë e zakontë që besimtari katolik dhe ortodoks besojnë dhe urojnë Bajramin e madh dhe Bajramin e vogël dhe besimtari mysliman të festojë dhe urojë Krishtlindjet. Është normë morale që dhe ateisti të pranojë këtë realitet dhe ai të jetë i pranuar dhe normal në sy të besimtarit praktikant. Shqipëria dëshmon se të krishterë dhe myslimanë mund të jetojnë të lumtur me njëri-tjetrin, mund të ndërtojnë të nesërmen e përbashkët, mund të martohen dhe krijiojnë familje të qëndrueshme dhe të lumtura dhe fëmijët e tyre të zgjedhin besimin që dëshirojnë. Shqipëria është shembull i harmonisë së shkëlqyer dhe tolerancës fetare?, u shpreh Meta. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga