A është J.D. dashnorja e Olsit në FSHF!?
Nje status i gazeatrit Lirim Zalla ka ndezur debatet e forta...
Nuk mund të mos shihet me dyshim një deklaratë të Ministrisë së Brendshme mbi çështjen e dekonspirimit të avionit ?Piper? të rënë në Ishëm, që gati tingëllonte dhe qesharake. Madje, ishte e formuluar si gati me qellim për dezinformim e krijim tymnaje, pse jo dhe për të shmangur fajtorët e vërtete nëse ka! Në këtë deklaratë, kjo ministri aludonte kryesisht për ?gjetje fajtori?, duke ekspozuar me keqdashje pyetjen pse ish-Ministri Noka ai që njoftoi publikun nga foltorja e parlamentit për avionin e ngecur në një terren të rrethuar të Ishmit pranë një piste të improvizuar që nuk dukej aspak rastësore.
Së pari, një ?akuzë? e tillë është qesharake sepse ky fakt-të rrëzuarit e avionit- nuk përbën në asnjë rast sekret shtetëror e as nuk pengon hetimin. Kjo dhe për arsyen e thjeshtë se në vendngjarje ka pasur mjaftueshëm dëshmitarë të rastit; por dhe porositësit e avionit me siguri e kane mësuar aksidentin fatkeq sapo ka ndodhur nga piloti apo nga bashkëpunëtorët ne terren e jo të prisnin lajmin e hidhur gjatë ndjekjes së parlamentin tonë orë me pas. Në radhë të dytë, deputeti Noka ka te drejtë, gjithashtu, që të ushtrojë të drejtën e tij të fjalës së lirë në parlament, madje dhe të kërkojë shpjegime, dhe në mungesë të tyre pas disa orësh, edhe të aludojë e të hedh hipoteza mbi rastin në fjalë për të alarmuar kuvendin në një situatë të tillë. Aq më tepër, duke qenë një njohës i mirë i situatës falë dhe eksperiencës së tij të mëparshme si ministër i brendshëm, apo dhe precedentëve të mëparshëm me të këtillë avionë që po bien nga qielli herë pas herë. Por si vlerësohet situata për gazetarin investigativ Hoxha? A mban ai përgjegjësi në bazë të Nenit 295 (të emërtuar: Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit) të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë? Aty theksohet qartë se: ?Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet?. Por, kur ai nuk e ka konsideruar informacionin e përcjellë si sekret shtetëror?…
Në fakt, ky gazetar, sigurisht, ka dhe një detyrim për të mbrojtur burimet e informacionit të tij. Por, ama, në rast se është i vërtetë aludimi i portalit laps.al (http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/09/16/ekskluzive-saimir-tahiri-prishi-hetimet-për-trafikun-e-drogës-me-avion#.V9tckbXbveQ), d.m.th, nëse burimi i këtij informacioni të quajtur sekret shtetëror është vetë Ministri i Brendshëm, atëherë ky gazetar nuk mund të hesht, madje ai ka dhe detyrim ligjor, por më shumë dhe moral që ta bëj transparent, ta nxjerrë në mejdan një fakt të tillë. Po ashtu, në rast se kjo është e vërtetë atëherë Ministri Tahiri mban përgjegjësi penale, bazuar në Nenin 294 (të titulluar: Tregtimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar, ku thuhet: ? Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet)? ku dënimi mund të arrijë dhe deri në 10 vjet burg në rastin më të keq për të.
Mbetet për t?u parë a do të vërtetohen aludimet e lapsi.al dhe akuzat pasuese të Partisë Demokratike në adresë të ministrit Tahiri. Dhe, akoma, a mundet prokuroria të hetojë një zyrtar të lartë mbas ndryshimeve kushtetuese, kur pikërisht Prokuroria e Përgjithshme ditë më parë, ka paralajmëruar publikisht që ndryshimet kushtetuese e paplotësuara me akte ligjore përbën një pengesë serioze, një handikap të madh në hetimin e zyrtarëve të lartë, pavarësisht miratimit të ligjit përkatës në komision.
Ndërkohë, të habit fakti pse në komunikatën e saj MPB-ja nuk i është përgjigjur dhe aludimeve të portalit laps.al, që siç u tha më sipër, janë me prapavijë penale për kreun e këtij dikasteri nëse ato janë të vërteta sado pak apo dhe për vonesat e pajustifikuara në kryerjen e veprimeve nga ana e policisë. Më me interes se komentet mbi deklaratat parlamentare do ishte gjithashtu dhe versioni i tyre zyrtar për pistat e improvizuara e mbase ato të amortizuara lart e poshtë Shqipërisë e për avionat e të gjitha madhësive që po trasportojnë tonelatat e kanabisit të të korrave të kësaj stine vere drejt Evropës.
Gjithashtu, tingëllon shqetësuese dhe mendoj se duhet të meritonte vëmëndje dje në komunikatën në fjalë dhe deklarata e ish-kryeministrit të vendit zoti Berisha (https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/652750108219233:0 ) sipas të cilit: ?Pas denoncimit nga z.Noka?, Rama dhe Tahiri, në parlament, sikur të ishin avokatë të Guido Guidit, deklaronin, në mënyrë të përsëritur, se piloti ishte nisur nga Bari për në Itali të Veriut dhe se ai thjesht kishte ngatërruar rrugën. Burime nga policia njoftojnë se një deklaratë të tille nuk e kishte bërë asnjëherë piloti trafikant Guido Guidi. Por, kjo ishte deklarata që atij do t?i imponohej për ta bërë në prokurori, në mënyrë që ai të fshihte të vërtetën dhe të kthehej në Itali si një turist, që thjesht ngatërroi rrugën.?
Pra Ministria jone e Brendshme kishte plot gjera për të shpjeguar, vonesa për të justifikuar, fakte për të rrëzuar e akuza për të mohuar, por ajo bëri të kundërtën: ajo zgjodhi t?i bjerë daulleve si jevgjit për bajram. Por kjo është e papranueshme. Epoka e papërgjegjshmërisë ligjore duhet të përfundojë njëherë e mirë, që të mos pritet dhe fija e fundit e shpresës së lindur me realizimin e reformës në drejtësi. Ajo nuk duhet dhe nuk mundet të vdesë njëherë e për gjithmonë!…
Nje status i gazeatrit Lirim Zalla ka ndezur debatet e forta...
Nuk kishte sesi të shpëtonte Bashkia e Korçës nga tenderat m...
Bashkia e Rrogozhinës shënon një tjetër kombetar rekord me t...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Policia e Korçës, njofton se sot në lagjen nr 1, rruga “Koli...
Daniel Serwer një nga ekspertët ndërkombëtarë të politikës k...
Deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka deklaruar dje nga studio...
Policia e Shkodrës bën të ditur se pas negociatave të vazhdu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Do jeni shume tolerante me njeri-tjetrin gjate kësaj dite dh...
Një polic grek që shërbente si roje kufitare afër zonave me ...
Pas ministrit të jashtëm Ditmir Bushati edhe zyrtarë të tjer...
Dëshmia e pilotit Guido Guidi ka hapur një front të ri përpl...
Të nderuar, duke ju uruar shëndet të plotë për ditët që ju k...
Nga Mero BazeKa disa pikëpyetje në shoqërimin e gazetarit Ar...
Gazetari i News 24 Artan Hoxha rrëfen 3 orët e shoqërimit gj...
Pas shpalljes te kandidatures per kryetar te LSI-se, Shezai ...
LSI ka shpallur zgjedhjet per kryetar me formulen nje antar ...
Kryeministri Edi Rama, ka fyer sot jo vetem Kryebashkiaken e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...