Tabaku: Koalicioni me LSI? Vetëm nëse vota vendos ekuilibër politik
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së shprehet se një koa...
Elvi FUNDO
Partia Demokratike pas zgjedhjes së Lulzim Bashës, solli në drejtim disa figura të reja. Dikush mund ti quajë elitë, dikush ndryshqe të niveleve të dyta në qeverinë Berisha, të tjerë servila apo e ardhmja e PD-së.
Ajo që bie në sy nga ky grup njerëzish që Basha i ngriti në postë është fakti se shumica e tyre vegjetojnë në hije me paaftësinë e tyre, kaq të pazotë dhe të paaftë janë sa as vend midis opozitarëve nuk po zenë dot. Nuk po nderohen dhe respektohen, askush nuk i mer seriozisht, por në fakt ka edhe përjashtime.
Dibra është shembulli i një prove të vazhdueshme që erdhi pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015
Këto përjashtime vijnë ndoshta edhe për faj të mungesës së një ekipi elitar dhe ambicioz, por përjashtimet qëndrojnë. Grida Duma është njëri përjashtim. Ajo megjithse u pa si ylli në shkëlqim, pësoi një disfatë katastrofike në Durrës, heshti pak muaj më pas u rikthye dhe të vazhdoi të dalë pa ndalim në foltoren e PD-së. Megjithse së fundi ka bërë gafa që nuk I falën asnjë kalamani në politikë Grida tashmë e ka zënë vendin e saj në PD. Ajo është imazh dhe zë I PD-së, ende nuk mund të jëtë në nivelet e Topallit apo Bregut por ajo është elit
ë politike e PD. Me shpejtësinë që ka dy koleget e saj demokrate do I duhen disa dekada, por kjo për Gridën tashmë ska rëndësi. Ajo do jetë e sigurt në listat e PD-së dhe në cdo zgjedhje kuvendi do jetë një nga më të votuarat.
Gridën e njohin të gjithë demokratët, por e kanë takuar disa në oborr kur ajo denjon tju japë dorën apo ata në
Durrës, se askund tjetër ska qenë në takimë me strukturat e partisë, në ndryshim nga Topalli e cila njihte cdo sec të militantëve demokratë në Shqipëri. Ja që ka edhe kështu, elitë nga ekrani, me gafa si ajo e pardjeshmja për shkakrimin e gazetarëve, apo me shkrime ku në menyrë skandaloze Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në PD sulmonte shqiptarët. Këto skanë vlerë, ajo është në elitë thjesht nga sharmi i saj, apo sjellja si një ?grifshë? politike. Me vlerë ose jo ajo tashmë e ka kapur pozicionin e saj.
Grida nuk shkoi në Dibër, por edhe të shkonte asgjë nuk ndryshonte. Edhe në zgjedhjet e 2017 kudo që të jetë do coje tek PD të njetën disfatë si në Durrës. Imazh që ka zënë vend dhe dështim i garantuar për të ardhen politike të PD-së.
Më tej një tjetër pesonazh që ka ngulur fort rrënjët e tij është simotra apo sivllau I Gridës, Ervin Salianji. Të dy vijnë nga një universitet privat dhe të sponsorizuar nga i njëti njeri. Salianji njësoj si Grida pati një disfatë, heshti pak
kohë por Basha e rivlerësoi edhe pse të rinjtë e FRPD refuzuan me neveri blerjen prej tij. Daljet e tij në parcel me drogë ishin lajm dite, megjithse kanabisi aty ku ishte Ervini ishte 40 cm ndërkohë që në këtë momentët duhet të jëtë mbi 1m e 30. Këtë e vërtetuan fotot e Artan Hoxhës disa ditë përpara Salianjit. Pra dalja e tij në parcela të braktisura canabisi, ose të mbjella të miqve të tij, ose të pavlera për kultivuesit dhe policinë ishin lajm. Ai ka peshë në PD, del në konferenca shtypi, shkon në denoncime, i shkon apo jo kush pas sot Salianji është përjashtimi I dytë në PD. Ai së bashku me Dumën janë elita e re e Lulzim Bashës. Këtë të fundit Salianji kur ishte në Bashinë e Tiranës e shante dhe thoshte fjalëne funidt pse nuk e nxirte në TV. Tani është një lëpirës që është shpallur në kërkim për disa problem me bizneset në UET.
Janë elitë e re pasi shkëlqejnë edhe për faktin se të tjerët aty nxinë. Nxinë nga thashethemet, paaftësia mediokriteti që është pak më i ulët se elita e re.
Janë sepse kur në PD Sekretari i Përgjithshëm është në rol jo aktiv dhe nivelin e postit. Këtu kam parasysh pozicionin e Gramoz Rucit në PS apo paraardhësin e Ristanit.
Më tej mund të përmendim një sekretar të dështuar organizimi që ka bërë lëmsh gjithë Shqipërinë, bashkë me Bashën apo vetë, prej 3 vjetësh PD nuk po mbyll dot zgjedhjet në parti. Dibra ishte një fakt. Nxjer dhe vulos udhëzime qesharake që e kanë përcarë PD-në si të kenë grupe kundërshtae politike dhe jo pjesë e të njëjtës forcë.
Burimet njerëzore, drejtohen sa për të thënë, në fakt nuk ekzistojnë. Loja e sekretarit pinok është thjesht një karige në parlament. PD-ja për të është lopa që milet për interes.
Më tej ka jo pak personazhe të tjerë si kërmilli servil në postin e nen/kryetarit, Edmond Spaho që nuk është i pazoti
për fushata dhe punë, por tani në prag pensioni qejfi i ka dhe një mandat, asgjë më shumë. Pastaj pleqeri të mbarë.
Me rradhë ka plot në departamente, pasionantë drejtues, megjithse disa prej tyre përpiqen të funksionojnë të tjerat kanë dalë në penson të parakohshëm ose nuk I shërbejnë askujt. Thjesht dhe vetëm emra dhe individë, ka edhe aty përjashtime por kur mendon se maksimumi I përjashtimit janë dy vendet e elitës si Grida dhe Ervini, PD-ja vërtet ka shumë, shumë problem.
Duma dhe Salianji kanë vendin e tyre të fituar me ?luftë? por a mund të fitojë PD zgjedhjet me vendet e sigurta të këtyre dy ?pjeshkave? dhe disa kungujve të tjerë të ?Rilindjes? të PD-së. Vështirë dhe thuajse e pamundur. Por ka ende edhe pak kohë për Bashën dhe vetë demokratët që të krijojnë një elitë të vërtetë politike. Ka ende edhe pak kohë që Basha që marë ?kuaj? të vërtetë për të tërhequr karrocën e opozitës drejt fitores, me kricë ngordhaqë dhe pela këmbëthyera, vështirë se mund të tërhiqet karoca e opozitës. Dibra dha një sinjal të fortë, përgjegjësia fillon nga vetja pastaj sulmohet kundërshtari ?Rilindja e mazhorancws?, që në fakt është e inkriminuar dhe korruptuar deri në qelizë./Shkruar per CityNews
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së shprehet se një koa...
Investitori amerikano- libanez ka qenë i shoqëruar nga bashk...
Tre fëmijë të familjeve shqiptare emigrantë në Gjermani janë...
Tronditës ishte pohimi i 40-vjeçares Selvie Yzeiraj në polic...
Nga Mitro Çela Ditën e ënjte pamë “thagmë” në parlament. Les...
Ne nje koment te shkurter Tema ne portalin e saj thote se fi...
Policia ka bërë të ditur në një deklartë për shtyp se ka ndë...
Deri tani janë numëruar 54 kuti votimi. Muharrem Rama me 100...
Rifillon numërimi i votave në kutitë e votimit në KZAZ-në 19...
Punonjës të policisë po verifikojnë të pranishmit në KZAZ-në...
Një banor i Kodër Selitës mbrëmë ka parë në rrugë kufomën e ...
Njëzet e shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpë...
Procesi i numërimit në KZAZ-në 19 në Dibër është ndërprerë. ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Vau Dejës n...
Deri tani janë numëruar 52 kuti votimi. Muharrem Rama me 936...
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, ...
Deri tani janë numëruar 50 kuti votimi. Muharrem Rama me 868...
KQZ bën të ditur se me rinisjen e numërimit ditën e sotme ja...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...