web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia: U larguan personat pa autorizim në KZAZ

12 Shtator 2016, 11:24, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të ditur në një deklartë për shtyp se ka ndërhyrë në KZAZ-në 19 për ndërprerjes së numërimit të votave ëpr të bërë verifikimet për pajisje të të pranishëmve me autorizimet përkatëse.

Sipas policisë rreth orës 12:25, me kërkesë të KZAZ-së, efektivat e Policisë Dibër, me Vendim nr 1 të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, për të verifikuar dhe larguar nga ambientet e brendshme të KZAZ-së, të gjithë ata persona që kanë hyrë pa autorizim apo ata persona që ka këkuar KZAZ-ja për ti nxjerrë jashtë.

Polica ka kryer procesin e  verifikimit të vlefshmërisë së autorizimit për secilin person që ndodhet brenda qendrës së numërimit të votave ku ka rezultuar se disa persona, të cilët i kishin marrë vetë anëtarët e komisioneve të numërimit të votave, ishin të pa paisur me autorizim përkatës.

Në këto kushte efektivat e Policisë kanë nxjerrë jashtë kësaj qendre këta persona.

Blute e Dibres informojne se pas rivendosjes së rregullit dhe qetësisë në ambientet e brendshme të KZAZ-së, si dhe nxjerrjen jashtë të personave të pa autorizuar, punonjësit e policisë me Vendim nr 2 të KZAZ-së, në orën 12:45, janë larguar nga ambientet e brendshme të qendrës së numërimit të votave.

Aktualisht ka rifilluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen fizike të godinës, si dhe për të mos lejuar asnjë person të pa autorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të numërimit të votave./Citynews.al





Lajmet e fundit nga