web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet një trup i copëtuar në Kodër Selishtë

12 Shtator 2016, 10:39, Aktualitet CNA

Një banor i Kodër Selitës mbrëmë ka parë në rrugë kufomën e copëtuar të një mashkulli. Ai ka njoftuar policinë, për këtë ngjarje. Nga këqyrja e parë ka rezultuar se koka është gjetur e shkëputur nga pjesa e trupit, ndërsa mungonin pjesë eshtrash nga kufoma e gjetur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur. Nga veprimet proçeduriale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës.

Trupi i gjendur u dërgua për ekzemanim në mjekësinë ligjore.

Po punohet për identifikimin e trupit të gjetur dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga