“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Investitori amerikano- libanez ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli.
Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë për ?Panorama? se ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë ka hemtoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer.
Kanë qenë 3 persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit, paraditen e djeshme. Ndërsa sipas dëshmisë që ai dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.
Sipas burimeve, ky veprim i kryer nga ana e autorëve tregon se ata mund të kenë qenë të porositur për sulmin nga persona të tjerë dhe filmimi u është nevojitur si provë për të treguar se porosia është kryer.
Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit ?Tuareg?, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.
Burimet thanë se makina ka qenë me targa italiane, të vjetra, që pas verifikimeve nuk kanë rezultuar të ketë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptare. Targat mund të jenë të vjedhura dhe janë përdorur enkas për të kryer sulmin ndaj sipërmarrësit 55- vjeçar Fadi Mitri.
Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë për një sulm të paramenduar dhe të qëllimshëm nga ana e autorëve dhe aspak për një ngjarje aksidentale, ashtu siç u tha dy ditë më parë në njoftimin paraprak të Policisë.
Hetim banorëve që kundërshtuan resortin
Fadi Mitri, biznesmeni që u sulmua të shtunën në rrugën e Rinasit, është një prej përfaqësuesve të miliarderëve të Katarit.
Ai është edhe administrator i kompanisë nga i njëjti vend, ?Omnix Albania?, e cila do të ndërtojë një resort gjigant me vlerë 180 milionë euro në Gjirin e Lalzit. Edhe sulmi ndaj tij dyshohet paraprakisht se ka lidhje pikërisht me këtë investim që do të kryhet.
Të paktën këto janë dyshimet e para të Policisë, nisur nga ato çka vetë sipërmarrësi i huaj ka deklaruar pas sulmit, shkruan ?Panorama?. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë para hetuesve, mësohet se autorët që e kanë sulmuar e kanë kërcënuar duke i thënë: ?Ik nga Shqipëria, ose ndërprit punimet??.
Por, një tjetër element që përforcon edhe më shumë këtë pistë të ngritur nga grupi hetimor, është një incident i ndodhur 5 vjet më parë, në vendin ku është projektuar ndërtimi i këtij resorti, raporton ?Panorama?.
Në vitin 2011, banorët e Gjirit të Lalzit protestuan për ndërtimin që do të kryhet aty, duke prishur edhe rrethimin që ishte vendosur nga kompania në atë zonë. Për këtë arsye, mes 12 personave të shoqëruar nga Policia e Tiranës dhe Durrësit si të dyshuar për ngjarjen, janë edhe disa banorë nga Gjiri i Lalzit dhe fshatrat përreth.
Leja për resortin
Leja e ndërtimit për resortin 180 milionë eurosh të kompanisë nga Katari u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Por burime zyrtare pranë Financave thanë se leja zhvillimore ishte miratuar nga qeveria Berisha.
Me një shkresë të datës 10 maj 2013, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi miratimin e lejes zhvillimore komplekse për ndërtimin e resorit turistik ?Omnix Albania?, në Gjirin e Lalzit, komuna Ishëm, qarku Durrës.
Nga ana tjetër, një vendim i qeverisë i marrë në muajin gusht të këtij viti për shpyllëzimet, përcakton se sipërfaqja pyjore prej rreth 28 hektarësh në ngastrat 70 A, B, C, D, të ekonomisë pyjore ?Rrotull?, do të përdoret nga shoqëria ?Omnix Albania?, për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial.
Vendimi i datës 13 korrik 2016, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes prej 28.018 hektarësh, në ekonominë pyjore ?Rrotull?, të ndodhur në Gjirin e Lalzit, që të përdoret për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial, hotelier.
Tre fëmijë të familjeve shqiptare emigrantë në Gjermani janë...
Tronditës ishte pohimi i 40-vjeçares Selvie Yzeiraj në polic...
Nga Mitro Çela Ditën e ënjte pamë “thagmë” në parlament. Les...
Ne nje koment te shkurter Tema ne portalin e saj thote se fi...
Policia ka bërë të ditur në një deklartë për shtyp se ka ndë...
Deri tani janë numëruar 54 kuti votimi. Muharrem Rama me 100...
Rifillon numërimi i votave në kutitë e votimit në KZAZ-në 19...
Punonjës të policisë po verifikojnë të pranishmit në KZAZ-në...
Një banor i Kodër Selitës mbrëmë ka parë në rrugë kufomën e ...
Njëzet e shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpë...
Procesi i numërimit në KZAZ-në 19 në Dibër është ndërprerë. ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Vau Dejës n...
Deri tani janë numëruar 52 kuti votimi. Muharrem Rama me 936...
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, ...
Deri tani janë numëruar 50 kuti votimi. Muharrem Rama me 868...
KQZ bën të ditur se me rinisjen e numërimit ditën e sotme ja...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Fier arres...
Rinis numërimi i votave në KZAZ 19 për zgjedhjen e kryebashk...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...