web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në drejtësi, 6 ligjet kalojnë në bllok më 22 shtator/ Opozita: U shkel rregullorja

6 Shtator 2016, 06:24, Aktualitet CNA

Kuvendi i Shqipërisë dje në seancën e tij të parë ka vënë në axhendë për 22 shtatorin votimin e 6 projektligjeve të reformës për drejtësi, por deri tani ky është vetëm vullneti i mazhorancës. Opozita e kundërshton këtë fakt, pasi sipas saj me këtë veprim shkelet rregullorja e Kuvendit. Sipas opozitës të gjithë ligjet e reformës kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash ndaj edhe nuk mund të përfshihen në Kalendarin e Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve mësohet të ketë kaluar pa konsensusin e opoitës kalendarin e punimeve dhe programin e punës. Vetë kreu i Kuvendit e ka pohuar në krye të seancës së djeshme se mosmarrja e konsensusit në konferencën e kryetarëve, e sjell atë në Kuvend për miratim. ?Programi dhe kalendari nuk u miratuan sepse nuk patën konsensus të plotë, pasi patëm abstenim ngaa ana e opozitës, kështu që do të mriatohen me votim?, u shpreh kryetari i Kuvendit. /Citynews.al

Më 22 shtator janë në axhendë për votim:

Projektligji ?Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë?

Projektligji ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë?

Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?

Projektligji ?Për organizimin e pushtetit gjyqësor? në Republikën e Shqipërisë?

Projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 ?Për organizimin dhe funskionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?

Projektligji ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?.

 





Lajmet e fundit nga