web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj: Në fund të ditës do të kemi Shën Terezën/ Më shumë gjëra me dashuri se sa me urrejtje

4 Shtator 2016, 08:48, Aktualitet CNA

Gjatë zbulimit të pllakatave në nder të Nënë Terezës në Sheshin me të njëjtin emër në Tiranë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për motrat e Nënë Terezës dhe misionin e tyre për përulur e në heshtje si dhe ftoi qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të jenë në rrugën e atyre që i zgjidhin problemet me më shumë dashuri se sa urrejtje ?Nënë Tereza është prova se mund të lindi një trëndafil nga ferrat. Shën Tereza është e të gjithëve, jo vetëm e shqitarëve. Modestisht Tirana I bashkohet shumë festimeve në botë kryesisht në Vatikan. Në fund të ditës do të kemi Shën Terezën, me aktivitetet e sotme. Ky qytet është më 1 milionë banorë dhe 1 milionë problem. Ju përkulemi atyre që i zgjidhin në heshtje e me dashuri problemet. Mund të bëjmë më shumë gjera me dashuri se sa me urrejtje?, u shpreh Veliaj. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga