web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shën Tereza, duhet të ndryshohen emërtimet publike në Tiranë që kanë lidhje me emrin e saj

4 Shtator 2016, 16:44, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Meqënëse Nëna Terezë pas shenjtërimit do të quhet Shën Tereza, del problemi që duhet të ndryshohen emërtimet publike në Tiranë që kanë lidhje me emrin e saj, që nga aeroporti, sheshi, Qendra spitalore universitare etj. Por edhe emërtimet e shumta me emrin e saj në qytete të tjera të Shqipërisë.
Emërtimi i vjetër ?Nënë Tereza? nuk mund të vazhdojë të rrijë, sepse kështu del si refuzim i shenjtërimit të Saj.
Prandaj, këto dhe të tjera emërtime në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë duhet të ndryshohen nga ?Nënë Tereza? në ?Shën Tereza?.
Por, emërtimi zyrtar i shenjtores së re do të jetë Shën Tereza e Kalkutës dhe kësaj nuk mund t? i shmangemi në emërtimet publike.
Sepse ka shumë shenjtore me emrin ?Tereza?, prandaj nuk do të kuptohet nëse është fjala për Shën Terezën e Avilës, e cila ka jetuar në shekullin XVI, Shën Terezën e Zemrës së Shenjtë, e cila ka jetuar në shekullin XVIII, Shën Tereza e Jezusit Fëmijë, e cila ka jetuar në shekullin XIX, Shën Terezën e Kryqit, e cila ka jetuar në shekujt XIX-XX, Shën Terezën e Andeve, e cila ka jetuar në fillim të shekullit XX (ka vdekur në 1920), apo për Shën Terezën e Kalkutës, e cila është Gonxhe Bojaxhiu.
Kështu që qeveria shqiptare është e detyruar që të marrë vendim për të ndryshuar emërtimin e aeroportit në ?Shën Tereza e Kalkutës?. Bashkia e Tiranës duhet të ndryshojë emërtimin e Sheshit ?Nënë Tereza? në Sheshi ?Shën Tereza e Kalkutës?. Ministria e Shëndetësisë duhet të ndryshojë emërtimin e Qendrës Spitalore Universitare në ?Shën Tereza e Kalkutës?. I njëjti ndryshim duhet të bëhet dhe në shumë emërtime të tjera të ngjashme, në Tiranë dhe në qytete të tjerë të Shqipërisë.
Tirana do të bëhet i vetmi kryeqytet në botë, i cili ka kaq shumë emërtime (edhe disa të tjerë përveç këtyre) me fjalën ?Kalkutë?.
Shqipëria do të bëhet i vetmi vend në botë i cili ka shumë emërtime publike me fjalën ?Kalkutë? në kryeqytet dhe qytete të tjerë të vendit.
A nuk tingëllon interesant: Aeroporti i Tiranës ?Shën Tereza e Kalkutës?.
Të huajve do t? u nguliten vetëm fjalët ?Tiranë? dhe ?Kalkutë?.
Meqënëse Nënë Tereza iu përkushtua Kalkutës ne do ta projektojmë simbolikisht Kalkutën në truallin shqiptar, në aeroporte, sheshe, shkolla, spitale.
Ironia më e madhe është se vetë qyteti i Kalkutës, të cilit iu përkushtua Nënë Tereza, dhe emrin e të cilit ajo e bëri pjesë të emrit të saj, e ndryshoi emrin e tij në 2001, katër vite pas vdekjes së Nënës Terezë, duke u quajtur Kolkata, në përshtatje me dialektin lokal të hinduishtes.
Kalkutasit nuk u shqetësuan aspak për atë nëse botës do t? i krijohej pështjellim, dhe shumë njerëz do të mendonin se Kolkata ishte një qytet tjetër që nuk kishte lidhje me Kalkutën e Nënës Tereze. Me këtë kalkutasit shprehën mosmirënjohje të madhe për Nënën Terezë.
Ndonëse qyteti i Kalkutës ka ndryshuar emrin, Vatikani nuk e shenjtëron sot Nënën Terezë si Shën Tereza e Kolkatës, por me emrin e vjetër të qytetit, Shën Tereza e Kalkutës.
Pra Vatikani bën që emri i saj të lidhet në formë titulli të pandarë, me emrin e një qyteti që nuk ekziston më, Kalkutës. Tekefundit, meqënëse Vatikani nuk pranon ende zyrtarisht se është Toka që rrotullohet rreth Diellit dhe jo e kundërta, nuk është ndonjë gjë kaq e madhe që e quan Kolkatën Kalkuta.
Këtej e tutje, Kalkuta, që nuk ekziston më në hartë, do të ekzistojë në emrin e Nënë Terezës dhe në Shqipëri, në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit.
Nuk pritet që Kolkata dhe India të na jenë mirënjohës për këtë.





Lajmet e fundit nga