web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Godet policin, arrestohet 24 vjeçari

4 Shtator 2016, 12:17, Aktualitet CNA

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Etmond Belba, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshk, Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Lushnje ka fyer dhe ofenduar personelin mjeksor, ka thyer një vazo të madhe lulesh, dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithsme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë si edhe  ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i  punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje” parashikuar nga Nenet 236/2, 150, 274, dhe 119 të Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga